Connect with us

Sport

Khedira: Hertha bëri gjithçka për mua, i lumtur që u riktheva në Bundesligë!

Publikuar

Rikthimi në Bundesligën gjermane dhe më konkretisht transferimi te Hertha e Berlinit në ditën e fundit të merkatos së dimrit ka bërë të lumtur Sami Khediran i cili pas një periudhe si i veçuar në shtëpi te Juventusi, do të ketë mundësi të aktivizohet në vazhdimësi te kryeqytetasit berlinezë. Khedira tha edhe fjalët e para si futbollist i Herthas.

“Hertha bëri gjithçka për të më transferuar mua dhe më dhanë një shans për t’u rikthyer në Bundesliga. Mezi po pres të ritkhehem në fushë. Ndihem shumë mirë fizikisht dhe dua ta ndihmoj skuadrën me përvojën që kam fituar gjatë karrierësi sime”, deklaroi gjermani për “ANSA”.

Ish-ylli i Real Madrid po vuante në Torino, pasi Andrea Pirlo nuk e grumbulloi në ekip që në fillimin e sezonit. Khedira u transferua në vitin 2015 te bardhezinjtë dhe luajti mbi 140 ndeshje me ta, ku shënoi edhe 22 gola. Khedira këtë martë zhvilloi stërvitjen e parë me Herthan dhe do të jetë gati për ndeshjen e fundjavës.

NA NDIQ NË FACEBOOK