Religjion
Këshillë prindërve muslimanë në edukimin e vajzave

Prindër të dashur
– Mos i edukoni vajzat tuaja të jenë vetëm kuzhiniere në shtëpi që në këtë mënyrë ti tregojnë dikujt se janë gra të vërteta!
– Mos i edukoni vajzat tuaja të jenë vetëm ato shtëpiake që dinë të lajnë enë dhe të hekurosin, që nesër të thonë se ajo është një grua apo bashkëshorte e mirë!
– Mos i edukoni vajzat tuaja të jenë të dobëta, që shoqëria të thotë se janë modeste dhe të turpshme!
– Mos i edukoni vajzat tuaja që të qajnë për çdo problem dhe të ankohen gjithmonë, që kështu të tregoj se është femër, e dobët dhe e ndjeshme!
– Mos i edukoni vajzat tuaja që nesër të jetojnë me frikë nga çdokush: burri, shefi, shoqet, shokët…
– Mos i edukoni vajzat tuaja që për çdo cikrimë të kërkojnë falje, pavarësisht është fajtore apo jo!
Por…
– Edukoni vajzat tuaja të jenë të forta! (A nuk thotë pejgamberi a.s. se muslimani i fortë është më i mirë se dobëti?)
– Edukoni vajzat tuaja të jenë guximtare sikur luftëtarët! A nuk është nëna ajo që edukon dhe ndërton gjenerata?
– Edukoni vajzat tuaja të marrin vendime dhe të kenë qëndrimet e veta! Mos lejoni që nesër, sidomos në martesë të luaj çdokush!
– Edukoni vajzat tuaja të jenë mbështetje dhe shpresë për të dobëtit dhe ata që kanë frikë. Mos harro se ishte Hatixhaja ajo që mbështeti e para Muhamedin a.s. kur erdhi i frikësuar pas takimit me xhebrailin!
– Edukoni vajzat tuaja se janë pjesë e shtëpisë ku jetojnë, se të gjithë i duan dhe punojnë për të mirën e saj!
– Edukoni vajzat tuaj se edhe në martesë mund t’i realizojnë ëndrrat e tyre!
– Edukoni vajzat tuaja që nesër të ndërtojnë shtet, shtëpi dhe shoqëri!
– Edukoni vajzat tuaja që nesër të bëhen intelektuale dhe biznesmenë të suksesshme!
– Edukoni vajzat tuaja që nesër të jenë krenaria e popullit të saj. Le të bëhen: gazetare, analiste, shkrimtare, poete, sportiste…
– Edukoni vajzat tuaja që feja na mëson se gruaja duhet të jetë e fortë e jo e dobët. Nëse femra është e fortë, e arsimuar dhe e përkushtuar në fenë e saj, të tillë do t’i ketë edhe fëmijët, e tillë do të jetë edhe ardhmja jonë.
– Edukoni vajzat tuaja se turpi është zbukurimi i saj, por ai turp nuk është pengesë që ajo të jetë e fortë, e suksesshme dhe vendimtare!
– Pra, edukoni vajzat tuaja të bëhen muslimane të forta, krenare, të kenë qëndrime dhe të marrin vendime. Roli i femrës muslimane nuk është vetëm pastrimi dhe kuzhina, por, roli i saj është ta forcoj shoqërinë dhe me punën, dijen dhe mundin e saj ashtu si edhe burri të ndërtojnë gjenerata të shëndosha.
Saudin Cokoja
Përktheu: Arsim Dauti
(Islampress)





















