Connect with us

Shëndetësi

Keni nivelin e sheqerit të ulur në mëngjes? Ja çfarë duhet të bëni

Publikuar

Ulja e nivelit të sheqerit në mëngjes mund të shkaktojë marramendje, rënie të fikëti dhe konfuzion. Ky problem mjekësor shfaqet kryesisht tek njerëzit që vuajnë nga diabeti, por mund të ndodhë edhe prej shkaqeve të tjera, të cilat AgroWeb.org i liston më poshtë.

Çfarë E Shkakton Uljen E Nivelit Të Sheqerit Në Mëngjes
Kur njerëzit kalojnë shumë orë pa ngrënë, niveli i sheqerit në gj ak bie. Kjo ndodh edhe gjatë natës, kur njerëzit nuk çohen dot të ushqehen apo pijnë lëngje. Megjithatë, gjatë natës, trupi parandalon rënien drastike të sheqerit duke qenë se mëlçia ka gjithmonë një sasi të caktuar të ruajtur të sheqerit. Niveli normal i sheqerit për një diabetik është mes 70-130 miligram për decilitër.

Kur sheqeri bie nën 70 mg/dl njerëzit mund të përjetojnë disa simptoma siç janë:

Djersitje dhe dridhje të trupit
Mungesë koordinimi
Ankth
Irritim
Plogështi
Dhimbje koke
Marramendje

Rrah je të larta të zemrës.
Shkaqet që çojnë në uljen e nivelit të sheqerit në mëngjes përfshijnë:
Përdorimi afatgjatë i medikamenteve kundër diabetit
Konsumi i alkolit

Sëmundjet kronike të veshkave
Ndërhyrjet kirurgjikale në stomak
Çrregullimet hormonale
Diarea dhe të vjellat

Regjim ushqimor me pak karbohidrate
Në raste të rralla ky problem shfaqet si pasojë e kancerit.

Trajtimi
Nëse ndiheni të uritur, atëherë duhet të konsumoni një ushqim të pasur me glukozë siç janë petullat dhe frutat. AgroWeb.org ju këshillon se lëngjet e frutave janë gjithashtu të rekomandueshme. Njerëzit që vuajnë nga diabeti duhet të konsultohen tek mjeku për një ndryshim potencial të barnave.

Parandalimi
Simptomat e uljes së nivelit të shqerit si pasojë e mungesës së ushqimit mund të parandalohen duke: Ngrënë diçka të shpejtë përpara gjumit Duke u ushqyer me produkte të pasura me fibër që ngadalësojnë përthithjen e glukozës. Duke ngrënë vakte të shpeshta e të vogla ushqimesh gjatë ditës. Nëse rregullimet në stilin tuaj të jetesës ose në regjimin ushqimor nuk ndikojnë në përmirësimin e situatës, atëherë kërkoni ndihmë të menjëhershme mjekësore.

.

Maqedoni30 minutes ago

Zjarri në spitalin modular: Familjarët të zhgënjyer nga drejtësia, Prokuroria e mbylli një hetim kurse tjetrin po e zvarrit pa dhënë detaje

Shqipëri1 hour ago

Operacioni i MEPJ përfundon me sukses: Pesë shtetas shqiptarë riatdhesohen nga Siria

Lajme2 hours ago

“Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli

Maqedoni3 hours ago

Ministritë, komunat, ndërmarrjet publike dhe kompanitë shtetërore kanë borxh 693 milionë euro

Shqipëri4 hours ago

VIDEO/ Pamjet skandaloze, nga foltorja e revolucionit ‘Flamingo’ në rrugët e Tiranës, protestuesi ekspozon organet gj*nitale para kalimtarëve!

Lajme5 hours ago

Aleanca i dërgon vendimet e Qeverisë në detyrë në Prokurori Speciale

Maqedoni6 hours ago

Dera e ashensorit u hap dhe u mbyll papritur, lëndohet rëndë një vajzë 3-vjeçare nga Shkup

Shqipëri6 hours ago

‘Vijat e kuqe’ të SHBA, opozita dhe revolucioni që s’ndezi as nga ‘Gaza’

Lajme7 hours ago

“U infiltrua në SHIK dhe depërtoi në AKI”, Kajtazi sjell historikun e errët të Fatmir Shehollit

Maqedoni8 hours ago

ASH: Me mbylljen e shkollave Maqedonia po e humb të ardhmen e saj

Shqipëri9 hours ago

Bëri aksident me “Lamborghinin” që kushton 270 mijë paund, futbollisti i njohur rrezikon deri në 2 vite burg!

Lajme10 hours ago

VV’ja paralajmëron dorëzimin në Prokurori të materialeve për raste të dyshuara të legalizimeve nga Komuna e Prishtinës

NA NDIQ NË FACEBOOK