Connect with us

Ndryshe

Ja dy shtetet më të suksesshme të imunizuara ndaj covidit në Europë

Publikuar

Dita-ditës situata me vaksinat duket gjithnjë e më kaotike, për shkak të një zinxhiri ngjarjesh, vonesash në prodhim që çojnë automatikisht në uljen e dozave, rritjen e pakënaqësive dhe protestave të forta nga udhëheqësit e BE-së me industrinë farmaceutike.

Ndërkohë koronavirusi po ecën me hapa galopantë, gjë që përkeqëson pasigurinë dhe padurimin. Për të shmangur që kjo garë për blerjen e vaksinave të mos bëhej një kërcënim vdekjeprurës për unitetin e Bashkimit Evropian, ky i fundit vendosi të bashkojë porositë duke siguruar rreth 2 miliardë doza në 6 laboratorë farmaceutikë të ndryshëm.

Këto doza do të duhet të shpërndaheshin në të 27 vendet anëtare, sipas numrit të popullsisë. E gjitha u bë për të bërë më të mirën në një situatë aspak të mirë. Fatkeqësisht ky plan i bukur është duke marrë një drejtim të gabuar. Pamjaftueshmëria e kapaciteteve të prodhimit të firmave farmaceutike, nën presionin e porosive shumë të larta, përballë shfaqjes së varianteve të reja të virusit dhe përballë kërcënimit nga një valë e tretë, po mbjell kaos në fushatën e vaksinimit.

Në një lidhje “Skype” për Wake Up, eksperti i shëndetit publik, Erion Dasho zbuloi sa e imunizuar është Europa ndaj Covid-19. Ai përmendi edhe dy shtetet më të suksesshme në këtë drejtim dhe një prej është edhe vendi ballkanik, Serbia.

“Le të shohim pak Bashkimin Europian. Ndonëse u përfol për tensione mes vendeve të Bashkimit Europian, por situata e imunizimit brenda vendeve të BE-së është pak a shumë uniforme.

Pra, BE ka administruar deri tani, në total dikur te rreth 15 milionë doza të vaksinës dhe pothuajse kemi 3% të popullatës të imunizuar në të gjitha vendet e Bashkimit Europian.

Bën diferencë Anglia, e cila nuk është më pjesë e unionit, e cila ka arritur të sigurojë më tepër dhe Anglia e ka diku te 15% shkallën e imunizimit.

Ndërkohë, çuditërisht në Europë, vendi pas Britanisë së Madhe është Serbia, e cila ka qenë jashtëzakonisht aktive. Serbia sot ka të imunizuar 7% të popullsisë. Vendet e tjera të BE-së janë pothuajse në të njëjtat nivele.

Vendet e Ballkanit, me përjashtim të Serbisë kanë qenë pasive. Edhe qeveria shqiptare, edhe Ministria e Shëndetësisë nuk i ka dëgjuar rekomandimet e ekspertëve ku i kemi thënë që duhet të hyjë në lojë pavarësisht nga Covax. Qeverisë ju kërkua që të hynte në garë gjatë verës, por nuk e bëri.

Flasim për një hyrje vonë në lojë, por që e ka kompensuar nga intensiteti, ndoshta edhe duke paguar ndonjë çmim më të lartë, këtë së dimë, pasi nuk është bërë publik çmimi”, theksoi Dasho.

NA NDIQ NË FACEBOOK