Sport
Istanbulspor “fluturon” me treshen shqiptare, shënojnë Rroca dhe Et’hemi!(Video)


Istanbulspor fluturon me treshen shqiptare. Skuadra nga Stambolli u ngjit në vendin e dytë të ligës së parë turke pozicion që e dërgon direkt në Superligë, pasi regjistroi suksesin e 6-të radhazi në kampionat falë tre shqiptarëve që ka në skuadër. Eduart Rroca ishte protagonisti kryesor i sfidës me një gol shumë të bukur që zhbllokoi shifrat në transfertën delikate ndaj Altay dhe një asist perfekt për Valon Et’hemin që gjeti golin e parë personal me Isntabulspor. I hedhur në fushë në minutën e 66-të pikërisht në vend të Valon Et’hemit protagonist për Istanbulspor u bë edhe ish-futbollisti tjetër i Kukësit Kristal Abazaj i cili dha asistin në golin e tretë të Istanbulspor që triumfoi 1-3 ndaj Altay-it.
Në sfidën e zhvilluar në Izmir, Eduart Rroca zhbllokoi sfidën në minutën e 30-të me një goditje të fortë tokazi nga limitet e zonës duke shënuar golin e 6-të personal në këtë sezon ndërsa numëron edhe 8 asiste, ndërsa golin bashkë me dy futbollistë të tjerë të Istanbulspor Rroca e festoi duke bërë shqiponjën.
İstanbulspor'un 61 numaralı Arnavut futbolcusu Eduart Rroca Altay karşısında takımını 1-0 öne geçirdi. Bu sezon çok iyi bir katkı verdi ve devam ediyor. pic.twitter.com/sxRWrXw9oM
— Burak Zihni
(@burakzihni61) February 1, 2021
Në fundin e pjesës së parë një kundërsulm i shpejt i Istanbulspor u shfrytëzua në maksimum nga Rroca dhe Et’hemi me këtë të dytin që i asistuar nga numri 61, shënoi golin e parë në karrierë në futbollin turk, duke i çuar shifrat në 0-2.
İstanbulspor'un bir başka Arnavut oyuncusu Valon Ethemi skoru 2-0'a taşıdı. Asist 61 numaralı formasıyla Eduart Rroca'dan. pic.twitter.com/mtPOhmVVua
— Burak Zihni
(@burakzihni61) February 1, 2021
Në pjesën e dytë vendasit e Altay rihapën sfidën me golin i Ildirim në minutën e 57, gjithsesi për të siguruar fitoren e 6-të radhazi dhe për të ngjitur në kuotën e 40 pikëve Istanbulsporin mendoi Ergun që në të 84-ën i asistuar nga Abazaj shënoi edhe golin e tretë për skuadrën nga Stambolli.

(@burakzihni61)





















