Connect with us

Lajme

“I përfshirë në korrupsion”, Departamenti i Shtetit i bllokon hyrjen në SHBA deputetit shqiptar

Publikuar

Departamenti Amerikan i Shtetit i ka bllokuar hyrjen brenda territorit të SHBA-së deputetit socialist Tom Doshi, sepse “është i përfshirë në korrupsion të qenësishëm”.

Në një njoftim të shpërndarë nga Departamenti i Shtetit, vendimi për Doshin është marrë në bazë të seksionit 7031(c) të Aktit të Përvetësimeve, që synon të bllokojë hyrjen në SHBA të personave që konsiderohen si të korruptuar, apo shkelin të drejtat e njeriut, raporton A2Cnn.