Connect with us

Lajme

I moshuari i parë në Shqipëri merr vaksinën ndaj COVID-19 (VIDEO)

Publikuar

Këtë të martë ka nisur vaksinimi krahas bluzave të bardha të Shkodrës edhe për të moshuarit. Të parët që kanë marrë dozën anti -COVID kanë qenë disa të moshuar nga azili shtetëror i pleqve në qytetin veriperëndimor.

Prezent gjatë këtij procesi ka qenë edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama.

“E kemi pas merak këtë punë, kështu që kushtet nëpër shtëpitë e të moshuarve kanë ndryshuar rrënjësisht dhe ajo që është e rëndësishme për ne është që ju të jeni mirë”, tha Rama.

Më herët, në ambientet e Pallatit të Sportit nisi procesi i vaksinimit për bluzat e bardha të Shkodrës. Po ashtu do të vaksinohen edhe mjekë e infermierë nga spitali i Lezhës.

Ministrja Manastirliu njoftoi se të enjten do të nisë vaksinimi edhe në Vlorë. Ajo shtoi se ditët në vijim do të intensifikohet numri i të vaksinuarve./tvklan.al

.

NA NDIQ NË FACEBOOK