Connect with us

Lajme

I infektuar me Covid/ Humb jetën një tjetër mjek

Publikuar

Një lajm i trishtë për bluzat e bardha! Një tjetër mjek ka humbur betejën me virusin Covid 19.

Nazmi Xhaferri, mjek në spitalin e Gramshit, i cili ditën e sotme ndërroi jetë.

Lajmin e hidhur e ka bërë me dije drejtoria e spitalit të Gramshit me anë të një postimi në Facebook, ku shkruan se Xhaferri u bë heroi i parë në rradhët e bluzave të bardha në këtë spital, që ka humbur betejën me virusin, pasi u infektuar në krye të detyrës.

“Me hidhërim të thellë njoftojmë humbjen e jetës së një prej punonjësve shembullorë të Spitalit Gramsh, Z. Nazmi Xhaferri, si pasojë e infektimit me virusin COVID-19 në krye të detyrës. I ndjeri u bë heroi i parë ( me shpresën edhe i fundit) i personelit të Spitalit Gramsh, të cilët me vetëmohim kane qe nga fillimi i kësaj lufte që janë gadishmëri çdo dite përballë kësaj pandemie.

Familjarët, kolegët dhe dashamirësit përcjellin sot një njeri me shumë vlera dhe kontribut në shoqerine tonë duke mos i harruar sakrificat, punën dhe mirësinë që ka percjellë midis tyre. Le të shërbejë kjo ndodhi si vepra e fundit e tij si punonjes i shëndetësisë duke iu drejtuar qytetarëve qe të tregojnë kujdesin e nevojshëm për të shmangur infektimin nga COVID-19 pasi pasojat janë të paimagjinueshme”, shkruan drejtori i spitalit./CNA.al

NA NDIQ NË FACEBOOK