Connect with us

Sport

Henry drejt rikthimit në Angli, arrin marrëveshjen me klubin e Championship

Publikuar

Thierry Henry është shumë pranë rikthimit në Angli, por këtë herë në rolin e trajnerit. Francezi 43-vjeçar është kontaktuar nga klubi i Bournemouth që militon në Championship dhe mediat angleze raportojnë se mes palëve është arritur marrëveshja, teksa zyrtarizimi pritet të vijë javën e ardhshme.

Aktualisht Thierry Henry është duke punuar si trajner i skuadrës kanadeze të Montrealit, që militon në MLS-në amerikane dhe po negocion me drejtuesit e klubit për të prishur marrëveshjen para kohe.

Pas një eksperience si asistent i Roberto Martinez në pankinën e Belgjikës, Thierry Henry debutoi si trajner i parë te skuadra e Monacos, të cilën e drejtoi disa javë në sezonin 2018-2019, por pa arritur rezultatet e pritura.

Tani Henry merr një tjetër mundësi të tregojë aftësitë e tij edhe në trajnim, pasi ka spikatur si sulmues për sezone të tëra me fanellat e klubeve si Arsenal e Barcelona.

NA NDIQ NË FACEBOOK