Connect with us

Kosovë

Haziri: Sot dhanë dorëheqje kryetari dhe kryesia e LDK-së

Publikuar

më

Pas dorëheqjes së liderit të LDK-së, Isa Mustafa, si pasojë humbjes së thellë në zgjedhjet e djeshme, nënkryetari i kësaj partie, Lutfi Haziri ka thënë se është hapur rruga për mobilizimin politik dhe zgjedhjet e jashtëzakonshme në këtë parti.

“Dorëheqja e kryetarit të LDK-së dhe Kryesisë, hap rrugë që të ftohet Kuvendi i LDK-së dhe zgjidhet kryetari e Kryesia e re në nivel vendi. Si asnjëherë më parë në historinë e LDK-së nuk ka ndodhur që kryetari, nënkryetari, sekretari dhe kryesia të japin dorëheqje për shkak të rezultatit zgjedhor. Kjo është arritur sot pas aktit të tërheqjes së Isa Mustafës nga pozita e kryetarit dhe nga tash është hapur rruga për mobilizimin politik dhe zgjedhje të jashtëzakonshme të LDK-së”, ka thënë Haziri, në një prononcim për Mediafokus.info, duke shtuar se njësoj do të veprohet edhe në Gjilan.

“Po ashtu, edhe ne në Gjilan nga sot do të veprojmë njëjtë. Debati i brendshëm do të përcillet me largimin e dobësive tona që shkaktuan pakënaqësi te qytetarët dhe votuesit”, ka thënë Haziri.

Haziri ka treguar se si do të veprohet për t’i bashkuar, siç tha ai, të gjitha pjesët e LDK-së

“Ne duhet të merremi mërgatën tonë, familjen tonë politike, pakënaqësitë tona të brendshme, pa u ndikuar nga ata që dëshirojnë Rugovimin ta dërgojnë në histori. LDK duhet të vazhdojë t’i bashkojë të gjitha pjesët e saj, brenda e jashtë, për rikthimin e madh. Të kontribuoj në stabilitetin e vendit dhe mirëqenien e Republikës”, ka thënë nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, derisa ka uruar VV-në dhe Vjosa Osmanin për suksesin në këto zgjedhje.

Dorëheqja e Isa Mustafës ishte paralajmëruar nga ky i fundit në një mbledhje të Kryesisë, derisa mësohet se është pikërisht Lutfi Haziri që pritet ta fitojë besimin e Këshillit të Përgjithshëm të LDK’së për t’i prirë partisë më të vjetër në Kosovë.

Ndryshe, LDK pësoi fiasko në zgjedhjet e 14 shkurtit, duke marrë jo më shumë se 103 mijë vota dhe duke u pozicionuar në vendin e tretë.

.

Shqipëri55 minutes ago

“Siguria kibernetike globale është në pikën më të ulët”- Pedagogia: Inteligjenca Artificiale ka sjellë sulme intensive në pak kohë!

SKENA2 hours ago

Shkëputja e papritur mes Shëndrit Lumi dhe Gresa Gashi

Lajme2 hours ago

Fillon rimbursimi i parave ndaj qytetarëve që u mashtruan nga Endrit Azemi

Shqipëri4 hours ago

Zv/presidenti amerikan JD Vance nën hetim, dyshohet se favorizoi donatorin politik në dhënien e një kontrate për naftën venezueliane!

Lajme5 hours ago

Isni Kilaj rrëfen momentet e arrestimit: Rreth orës 04:00-05:00 të mëngjesit, një numër i madh policësh dhe hetuesish trokitën në derë

Shqipëri7 hours ago

Zgjedhjet vendore, cili do jetë kandidati socialist për Tiranën? Klosi: Nuk është emri pjesa më e rëndësishme e garës sonë, por…

Lajme8 hours ago

Përgatituni për nesër: Ja deri në sa minus ulen temperaturat

Maqedoni9 hours ago

Shasivari i përgjigjet Ahmetit: Çështja e jurisprudencës të shqyrtohet nga ekspertët evropianë

Shqipëri9 hours ago

Champions/ Reali përmbys PSV dhe bën detyrën, merr kreun e renditjes! Arsenali lë pikë ndaj Dortmundit, City dhe Napoli në ‘paqe’

Maqedoni10 hours ago

Shujta studentore mbetet 140 denarë, tri padi në Gjykatën Administrative

Maqedoni11 hours ago

Ademi: Shasivari si “Filkov i dytë” – në qeveri ka konkurrencë për Rahman Morinën!

Lajme11 hours ago

“Trutë në tokë kom me ja qitë”, zbulohen sms-at e Nurijes dhe Dritonit për dëshmitaret

NA NDIQ NË FACEBOOK