Connect with us

Kosovë

Haradinaj – Vuçiqit: Njiheni Kosovën ose bashkohemi me Shqipërinë

Publikuar

Kandidati për president nga Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se më 14 shkurt dëshiron që t’i kryejë punët me Serbinë.

“Më 14 shkurt po du me i kry punët me Serbinë. I kemi nis dikur, por duhet edhe me i kry se nuk duhet me i lon në gjysmë. Qysh i kryejmë punët me Serbinë? Duke pas unitet mes vete, duke e ruajtur njëri-tjetrin dhe duke marrë idetë dhe programet më të mira që i kemi e me e forcuar Kosovën përbrenda. Duhet me rrit ekonominë, me forcuar ushtrinë dhe shtetin, me hap vende të reja të punës për rininë, me e rrit pagën minimale në 300 euro, me i rrit pagat çdo vit qysh na takon edhe me e dashtë vendin dhe njëri-tjetrin. Mund ta bëjmë këtë, sepse kur jemi ne kështu mund të përballemi ma lehtë me Serbinë”, tha Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se nëse bëhet president do t’i dërgojë të fala presidentit serb Aleksandar Vuçiq që ose duhet ta njohë Kosovën ose Kosova bashkohet me Shqipërinë.

“Kur të bëhem president vendi i bëj të fala [Aleksandar] Vuçiqit edhe i them ‘Bëhu gati o me njoft Kosovën e mos na vono më se nuk mund të presim, sepse ne i grahim rrugës tonë e bashkohemi me Shqipërinë’. Nuk ki ka ja mban. Ki me njoft Kosovën dhe mos e vono veten e mos e merr popullin tënd në qafë, sepse na i kryejmë punët tona”.

Ai ka deklaruar se nuk ka diçka të re përballjen me Serbinë derisa ka kujtuar edhe herën e parë kur ka rënë në pritë.

“Unë s’e kam diçka të re me u përballë me ta. Më 6 maj të vitit 1997 kam ra në pritë për herë të parë ku kam qenë me vëllain Luanin, Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin dhe heronj të tjerë. Edhe pse kanë kujtu që krynë punë me ne, për shumë pak kohë e kemi tërhequr të vrarin dhe për shumë pak kohë jemi kthyer prapë në vendluftim. Më 24 mars qat punë që s’e kanë pasë të kryme kanë ardh me e kry në shpi te na në familje. Na kanë rrethu me krejt çka ka pasë Sllobodan] Millosheviqi. Lufta ka zgjatur gjithë ditën, por asnjë prej neve që kemi qenë brenda në shtëpi nuk ka vdekur”.

“Më 24 mars 1999 Amerika dhe NATO-ja i ra [Sllobodan] Millosheviqit në kry dhe ja tregoj vendin. Pas luftës nuk ka shkuar lehtë, se janë mundu me na bind që duhet me lëshu pe. Dojshin me na përça dhe jam shku e i kam thon Ibrahim Rugovës ‘A i bojmë bashkë institucionet dhe shtetin?’. Ka pasë bashkëluftëtarë të UÇK-së që kanë kujtu që u korita, por qëllimi ka qenë që mos me lon çarje të mëdha brenda popullit tonë që na i shfrytëzojke armiku. Rezultoi që kjo ka qenë rruga e drejtë, se u përsërit nga të gjithë të tjerët”., tha Haradinaj.

.

Shqipëri2 hours ago

“Detajet e dosjes së Vlora Hysenit, SPAK po bën një gjyq publik”- Rexhaj: Po tentohet të bindet publiku për fajësinë e protagonistëve

Lajme3 hours ago

Kurti takon Mickoskin në New York: Diskutuam për tunelin Prizren-Tetovë dhe sigurinë energjetike

Maqedoni4 hours ago

Ajdini: Beteja për ish-krerët e UÇK-së duhet të jetë juridike, jo folklorike

Shqipëri4 hours ago

Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

Lajme5 hours ago

Gashi: Kontratën me Zotin, 100% me vdekë për liri – le ta gëzojë kush të dojë, por mos ta shajnë ushtarin që ishte aty

Maqedoni6 hours ago

Policët fjetën në arë për disa ditë, zbuluan plantacionin e kanabisit

Shqipëri6 hours ago

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

Lajme7 hours ago

Kush është Altin Dumani, dibrani sy patrembur që u ka futur ethet politikanëve: i vetmi prokuror që çoi në burg zyrtarë të lartë

Kosovë7 hours ago

Haxhiu: Kuvendi në seancën e parë të ndryshoj ligjit për Gjykatën Speciale dhe të rris mbështetjen financiare për 4-shen e UÇK-së

Lajme7 hours ago

Jakup Huseini: Tenova tashmë e dha fjalën, në Bërvenicë ndryshimi po vjen

Maqedoni7 hours ago

Alarm në Llopat të Kumanovës: Nxënësit mësojnë nën kulm kancerogjen!

Maqedoni8 hours ago

Kurti pas takimit me Mickoskin në New York: Hapa konkret për tunelin Prizren-Tetovë dhe bashkëpunimin energjetik

NA NDIQ NË FACEBOOK