Connect with us

Lajme

Haradinaj: Me 14 është referendum për Aleancën, për Kosovën në NATO

Publikuar

Kryetari i AAK-së njëherësh kandidat për President, Ramush Haradinaj, ka mbajtur një tubim parazgjedhor në vendlindjen e tij – Deçan. Gjatë fjalimit të tij, Haradinaj prezantoi edhe një herë programin e Aleancës për ekonominë dhe iu bëri thirrje mërgimtarëve të investojnë në Kosovë për shkak të rënies nga pandemia.

Kur ka qenë shumë ngushtë me punët e Kosovës, i kanë ra hise Deçanit, edhe i ka kryer Deçani si duhet. Tash janë shtuar pak punët se ekonominë nuk e kemi mirë, pandemia e rrëzoi dhe na duhet një plan, duhen njerëz që kanë përvojë, dije, vizion me ringjallë rritjen e ekonomisë. Pako biznese për të gjitha ata që janë aktiv në ekonomi. Mërgimtarë, bëni çmos dhe kthejuni ekonomisë tonë në Kosovë, ejani investoni, qarkulloni parën e juaj”.

Ne kemi përgatitur një plan. Të konsolidojmë sigurinë, shtetin ligjor që garant që nuk rrezikohet as nga brenda por as prej jashtë e që nuk bëhen eksperimente në këtë shtet. Në shtet kërkohen njerëz serioz, për këtë e kemi marrë përsipër, siguria rendi dhe ligji, e në Kosovë kemi me bo shtet të sigurt, por mos me pas mundësi askush me rreziku. Kemi plot kategori që nuk janë mjaftueshëm në pozitë, do të kujdesem për të gjitha kategoritë”.

Sipas tij, më 14 shkurt është referendum për Aleancën, për Kosovën në NATO.

Ne kemi veç një punë, me u lidh fort me Amerikën, me hy në NATO se s’kemi rrugë tjetër. Kosova e ka më mirë se e di me kë është. Na jemi me NATO, me Amerikën dhe BE. Edhe pse Serbia e sotme kujton që me filtruar pak me Rusi dhe Kinë, kanë me marrë me të mirë edhe Amerikën e Evropën, por gabon. Ne e dimë kah e kemi drejtimin. Ne duke treguar qartë me kë jemi dhe me vendos afate kohore, se çdo kontratë e do edhe kohën. Ne duam kontrate që ka të bëjë me NATO. Kjo kontratë e ka një afat kohor, ne e kemi kryer hapin e parë. Aleatët tonë do të na ndihmojnë që t’i kalojmë pengesat”.

Kemi ndryshime në krejt komunat e Kosovës në rritje. Si president i Kosovës ju siguroj që do t’ju nderoj me punë, në Deçan e Dukagjin në gjithë Kosovën, ju siguroj që ko me nderu sakrificën për liri dhe do të nderojmë ndihmën e aleatëve tonë. Me 14 është referendum për Aleancën, për Kosovën në NATO

.

Lajme7 minutes ago

Vendimi i Hagës për ish-krerët e UÇK-së, Shasivari: Respektimi i vendimit nuk do të thotë pajtim për vendimin

Maqedoni21 minutes ago

Imer Imeri, veprimtar në komunizëm, nënshkrues i Marrëveshjes së Prizrenit dhe Ohrit në pluralizëm

Lajme25 minutes ago

Limani pret ambasadorin e Kosovës, Florian Qehaja: Thellim i bashkëpunimit ndërmjet Gostivarit dhe komunave të Kosovës

Lajme29 minutes ago

Kasami 100% pas Albi Qamilit: Më përpara mund të gaboj unë sesa ai

Kosovë41 minutes ago

Rama: Turqia ka investuar më shumë në Serbi sesa në Shqipëri e Kosovë bashkë

Lajme48 minutes ago

Sërish gëzim në Klinikën e Fëmijëve në Shkup! Bajrami i vogël fitoi betejën e vështirë me sëmundjen

Shqipëri51 minutes ago

Aksident i rëndë në Bulqizë, fuoristrada del nga rruga dhe përfundon në humnerë! Dyshohet për një viktimë, Policia në vendngjarje

Lajme2 hours ago

CNN: Xi shkon në SHBA me bindjen se e ardhmja i përket Kinës, shumëçka shkoi në favor të tij që prej vizitës së fundit

Lajme2 hours ago

Nafta bie nën 100 dollarë pas bisedimeve Trump-Iran

Shëndetësi2 hours ago

SHIFRAT/ Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë!

Maqedoni3 hours ago

Mantelbardhët nën sulm: dhuna ndaj mjekëve rritet në Maqedoni, heshtja vazhdon

Shqipëri3 hours ago

NATO dhe Zelensky paralajmërojnë: Putin është i paparashikueshëm! I gatshëm të marrë rreziqe dhe të provokojë Aleancën

NA NDIQ NË FACEBOOK