Connect with us

Shëndetësi

Gjilani ka aktualisht 150 raste aktive me COVID-19

Published

on

Nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, ka njoftuar se 150 raste janë aktive me COVID-19 në këtë komunëderisa u ka bërë apel qytetarëve dhe bizneseve që japin shërbime që të vazhdojnë t’i respektojnë masat, vendosjen e maskës dhe mbajtjen e distancës.

Këtë ai e bëri të ditur në takimin e Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, ku u bë vlerësimi i situatës me koronavirus për dy ditët e fundit.

Që nga fillimi i pandemisë atje 3680 kanë rezultuar pozitivë, 3425 janë shëruar, 110 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 150 raste janë aktive, të hospitalizuar me COVID janë 23 persona dhe 389 mostra në pritje për rezultat.

Komiteti i themeluar nga kryetari Lutfi Haziri më 13 mars 2020, ka të inkorporuara institucionet lokale dhe regjionale, përfshirë edhe QKMF’në, emergjencat civile, QRSHP, policinë, Bashkësinë Islame, zjarrfikësit, qendrën e thirrjeve 112 dhe Kryqin e Kuq.

The post Gjilani ka aktualisht 150 raste aktive me COVID-19 appeared first on Klan Kosova.

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com