Connect with us

Lajme

Gjermania më shumë eksporton në SHBA

Publikuar

Përkundër krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19), vitin e kaluar tregu më i madh për eksportin e Gjermanisë ishte SHBA-ja ndërsa partneri më i rëndësishëm tregtar ishte Kina.

Sipas të dhënave të Zyrës Federale Gjermane të Statistikave (Destatis), eksportet e Gjermanisë në SHBA u ulën me 12.5 për qind në vitin 2020 krahasuar me një vit më parë, në 103.8 miliardë euro. Pavarësisht nga rënia e eksporteve, SHBA-ja mbajti pozicionin e saj si vendi në të cilin Gjermania eksporton më shumë.

Kina ishte eksportuesi i dytë më i madh i Gjermanisë vitin e kaluar me 95.9 miliardë euro ndërsa Franca u rendit e treta me 91.1 miliardë euro. Vitin e kaluar, eksportet e Gjermanisë në Kinë dhe Francë ranë përkatësisht me 0.1 për qind dhe 14.6 për qind.

Partneri më i rëndësishëm tregtar Kina

Kina mbeti partneri më i rëndësishëm tregtar i Gjermanisë, me një tregti mallrash me vlerë prej 212.1 miliardë euro në vitin 2020. Vlen të përmendet se importet e Gjermanisë nga Kina u rritën me 5.6 për qind vitin e kaluar në 116.3 miliardë euro.

Kina ishte partneri i 35-të tregtar i Gjermanisë në vitin 1980, duke u rritur në të 14-in në vitin 1990. Kina ka qenë partneri më i rëndësishëm tregtar i Gjermanisë që nga viti 2015. Deficiti tregtar i Gjermanisë ndaj Kinës ishte 20.4 miliardë euro vitin e kaluar.

Holanda ndoqi Kinën me 172.8 miliardë euro dhe SHBA-ja me 171.6 miliardë euro. Vitin e kaluar, tregtia e Gjermanisë me Holandën dhe Francën ra përkatësisht me 8.7 për qind dhe 9.7 për qind.

Në vitin 2020, vendi me suficitin më të lartë të tregtisë së jashtme në Gjermani ishte SHBA-ja me 36.2 miliardë euro. SHBA-ja u pasua nga Franca me 34.4 miliardë euro dhe Britania e Madhe me 32.2 miliardë euro.

.

Shqipëri1 hour ago

“Detajet e dosjes së Vlora Hysenit, SPAK po bën një gjyq publik”- Rexhaj: Po tentohet të bindet publiku për fajësinë e protagonistëve

Lajme2 hours ago

Kurti takon Mickoskin në New York: Diskutuam për tunelin Prizren-Tetovë dhe sigurinë energjetike

Maqedoni3 hours ago

Ajdini: Beteja për ish-krerët e UÇK-së duhet të jetë juridike, jo folklorike

Shqipëri4 hours ago

Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

Lajme5 hours ago

Gashi: Kontratën me Zotin, 100% me vdekë për liri – le ta gëzojë kush të dojë, por mos ta shajnë ushtarin që ishte aty

Maqedoni5 hours ago

Policët fjetën në arë për disa ditë, zbuluan plantacionin e kanabisit

Shqipëri6 hours ago

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

Lajme6 hours ago

Kush është Altin Dumani, dibrani sy patrembur që u ka futur ethet politikanëve: i vetmi prokuror që çoi në burg zyrtarë të lartë

Kosovë6 hours ago

Haxhiu: Kuvendi në seancën e parë të ndryshoj ligjit për Gjykatën Speciale dhe të rris mbështetjen financiare për 4-shen e UÇK-së

Lajme6 hours ago

Jakup Huseini: Tenova tashmë e dha fjalën, në Bërvenicë ndryshimi po vjen

Maqedoni6 hours ago

Alarm në Llopat të Kumanovës: Nxënësit mësojnë nën kulm kancerogjen!

Maqedoni7 hours ago

Kurti pas takimit me Mickoskin në New York: Hapa konkret për tunelin Prizren-Tetovë dhe bashkëpunimin energjetik

NA NDIQ NË FACEBOOK