Sport
Gabriele Gravina rizgjidhet president i Federatës Italiane të Futbollit


Gabriele Gravina është rizgjedhur president i Federatës Italiane të Futbollit, institucion që e drejton që nga 22 tetori 2018. Gravina ka mposhtur në këtë garë Cosimo Sibilian, numrin 1 të Ligës Amatore. Në Asamblenë Zgjedhore të zhvilluar në Romë, Gravina fitoi 73.45%, të votave krahasuar me 26.25% të kandidatit tjetër, Sibilia.
“Le të lidhim këpucët dhe të fillojmë të luajmë,” – tha Gravina menjëherë pas rizgjedhjes së tij. – “Faleminderit për përkushtimin, durimin dhe besimin tuaj. Kam propozuar një strategji që do të jetë e vështirë dhe jo pa tension. Ne nxjerrim më të mirën në kohë të vështira…. Bota jonë po përjeton një moment trazirash të mëdha, një emergjencë e dimensioneve planetare ka mbyllur stadiumet tona dhe ka ndaluar gëzimin e të rinjve tanë. M’u desh të përballesha me presionet e autoriteteve që futbolli ynë të mos shkatërrohej.”






















