Connect with us

Sport

Futbolli i femrave/ Kupa e Shqipërisë nis në fundjavë

Publikuar

më

Pas mbylljes së fazës së parë të kampionatit për femra, do të rikthehet këtë fundjavë Kupa e Shqipërisë për këtë kategori. Në këtë kompeticion të rëndësishëm do të marrin pjesë 12 ekipet e femrave, ndër to, edhe katër ekipet e reja që i janë shtuar kampionatit këtë sezon: Tirana, Partizani, Lushnja, Skënderbeu.

Por si funksionon Kupa e Shqipërisë për kategorinë e femrave? Katër ekipet e para të renditjes, Vllaznia, Apolonia, Tirana dhe Tirana AS do të kalojnë në mënyrë direkte në fazën çerekfinale, ndërsa tetë ekipet e tjera do të luajnë turin paraeliminator, ku do të ndeshen me njëra-tjetrën për të fituar një biletë për në çerekfinale. Ndeshjet do të jenë me sistem eliminimi direkt, sipas shortit të përcaktuar. Ditën e shtunë do të luhen tre ndeshjet e para të turit, ndërsa të dielën do të luhet ndeshja e fundit.

Në Shkodër, Juban Danja do të presë juglindoret e Bilisht Sportit. Një ndeshje e lehtë për shkodranet, të cilat këtë sezon në kampionat kanë bërë mirë, duke e mbyllur klasifikimin në fazën e parë në vendin e pestë.Në Tiranë, Kinostudio do të presë vajzat e Lushnjës. Kryeqytetaset duken si më të favorizuara, përballë një Lushnje që ka arritur vetëm një fitore në 11 javë lojë.Për herë të parë, të kuqet e Partizanit do të përjetojnë emocionet e këtij kompeticioni. Shorti i ka përcaktuar përballë shkodranet e AAS, të cilat do të kërkojnë të përfitojnë nga hera e parë e kryeqytetaseve në këtë garë.Bregdetaret e Teutës do të presin në Durrës Skënderbeun. Të dyja ekipet kanë pasur mjaft luhatje në kampionat dhe ndeshja duket e vështirë për të dyja ekipet.

Katër ekipet e dala nga ky tur do të vijojnë rrugëtimin për në çerekfinale, ku do të gjejnë katër skuadrat që renditen në “TOP 4” në kampionat.

Ndeshjet e turit para-eliminator:

E shtunë/ Juban Danja – Bilisht Sport 13:00
E shtunë/ KF Teuta – Skënderbeu 13:00
E shtunë/ Kinostudio – Lushnja 14:00
E diel/ Partizani – AAS 13:00

MARKETING I PAGUAR POLITIK

Lajme21 minutes ago

Seanca ku u votua ligji për Specialen, Haradinaj: Asnjë deputet s’ka pasë shans me dalë pa kry punë, jo pa gjakderdhje

Shqipëri2 hours ago

Champions League/ PSG i jep leksion Manchester City-t, spektakël me 6 gola në Angli, Haaland nuk mjafton!

Lajme3 hours ago

QKMF e Mitrovicës dhe Kosovamed Healthcare organizojnë aktivitet për muajin Tetori Rozë – muajin e ndërgjegjësimit kundër kancerit

Shqipëri5 hours ago

Ministri Demo viziton efektivët te Trauma, 51 policë të lënduar nga protesta: Dhuna ndaj efektivëve është e papranueshme!

Lajme6 hours ago

Detaje nga rasti i vdekjes së 46-vjeçarit që u raportua i zhdukur

Maqedoni7 hours ago

FBI zbulon gjurmët në Tetovë: 20-vjeçari dyshohet se drejtonte tregun ilegal të të dhënave!

Shqipëri7 hours ago

“Po Arkivi çfarë ju ka bërë?”- Protestuesit dogjën Arkivin e Shtetit, Vengu: Çfarë ambicieje e përligj këtë egërsi?

Kosovë8 hours ago

Kush përfiton prej kësaj?”Çka po ndodh me protestat në Shqipëri sipas Baton Haxhiut?

Lajme9 hours ago

Përplasjet gjatë protestës në Tiranë, 29 të lënduar në Spitalin e Traumës, 23 prej tyre policë

Maqedoni9 hours ago

Kumanovari rrah gruan dhe e kërcënon me mjet të mprehtë, arrestohet 40-vjeçari

Lajme11 hours ago

Arianit Xhaferi: “Pomllad sorabotnikat” me entuziazëm presin personin e Listës së zezë”

Lajme11 hours ago

Gucati paralajmëron protesta para zyrave të BE-së nëse nuk realizohet iniciativa për Gjykatën Speciale

NA NDIQ NË FACEBOOK