Sport
Flick: Upamecano? Kemi bërë një goditje të madhe për sezonin e ardhshëm!


Ende nuk dihet nëse Hansi Flick do të jetë në stolin e Bayern Munich edhe sezonin e ardhshëm apo në verë do të marrë drejtimin e kombëtares gjermane, gjithsesi trajneri i cili fitoi 6 trofe në vetëm 1 vit me bavarezët nuk ka mbetur pa komentuar lëvizjen e parë në merkato që kanë bërë bavarezët për sezonin e ardhshëm, pikërisht afrimin e mbrojtësit francez Dayot Upamecano nga Leipzig, kartoni i të cilit u kushtoi kampionëve të Gjermanisë plot 42,5 milionë euro. Trajneri i Bayernit Flick përpara ndeshjes ndaj Arminia Bielefeld e komentoi kështu blerjen e Upamecanos nga ana e klubit bavarez.
“Jemi të gjithë shumë të lumtur për blerjen e Upamecanos. Kjo është një goditje e madhe për sezonin e ardhshëm, e tani duhet të mendojmë vetëm të luajmë në më të mirën tonë. Edhe Upamecano do të jetë i përqëndruar për ta përfunduar sa më mirë sezonin e tij me Leipzig”, u shpreh Flick.
Mbrëmjen e sotme Bayerni do të presë në Alianz Arena, Arminia Bielefeld në sfidën përmbyllëse të javës së 21-të të Bundesligas!





















