Connect with us

Sport

Fiorentina pret Spezian, Cagliari-Torino përballje për mbijetesën

Publikuar

Java e 23-të e Serisë A do të startojë sot në orën 18:30 me takimin Fiorenitna-Spezia, që do të zhvillohet në stadiumin “Artemio Franchi” dhe do të transmetohet ekskluzivisht në ekranin e Supersport 2.

Skuadra vjollcë nuk fiton që prej 23 janarit dhe me një barazim e dy humbje radhazi, ka mbetur sërish mbrapa në renditje, ndaj do të kërkojë rikthimin te suksesi, për t’iu larguar gjithmonë e më shumë zonës së ftohtë të renditjes.

Nga ana tjetër Spezia vjen me një moral mjaft të lartë, pasi në harkun kohor të një jave ka mposhtur Sassuolon në transfertë dhe Milanin në shtëpi, ndërsa trajneri Italiano duket se ka gjetur rreshtimin e duhur për të marrë maksimumin nga të tijtë.

në mbrëmje vëmendja do të spostohet në “Sardegna Arena” ku Cagliari do të përballet me Torinon. Kjo sfidë pritet të jetë mjaft interesante, pasi bëhet fjalë për dy skuadra me shumë cilësi në organikat përkatëse, por që çuditërisht po luftojnë për mbijetesë.

Të dy ekipet janë përballur me mungesë të theksuar rezultatesh dhe Cagliari është në zonën e rënies me 15 pikë, ndërsa Torino ka vetëm dy më tepër, ndaj sfida e sotme do të jetë mjaft e rëndësishme për ecurinë e të dy ekipeve.

Krahas kampionatit italian në Digitalb do të transmetohet live edhe ndeshja Bielefeld-Wolfsburg, në kanalin numër 99 Eurosport 2 dhe sfida e kampionatit francez Brest-Lyon, në kanalin Supersport 3.

NA NDIQ NË FACEBOOK