Connect with us

Lajme

Fillon shkapërderdhja e qeverisë? – Deputetët e PLD largohen nga grupi parlamentar i LSDM

Publikuar

Deputetët e Partisë Liberal Demokrate prej sot do të funksionojnë jashtë grupit parlamentar të drejtuar nga LSDM’ja e Zoran Zaevit.

PLD ka dy deputetë dhe sipas vendimit të fundit të partisë, ata do të funksionojnë si deputetë të pavarur.

Kjo ndodh në kulmin e zhvillimeve politike për krijim të një shumice të re parlamentare, përcjell in7.

PLD këtë vendim e kishte marrë që në muajin Gusht të vitit të kaluar, por për arsye objektive nuk është realizuar deri tani./in7