Sport
Fili i hap rrugën përmbysjes së madhe të Botosanit!


Realdo Fili i hap rrugën përmbysjes së madhe të Botosanit në javën e 21-të të kampionatit rumun. Sulmuesi shqiptar i aktivizuar në minutën e 10-të në sfidën mes Chindia Targoviste dhe Botosanit pas dëmtimit që pësoi Croitoru, shënoi një gol shumë të bukur në minutën e 26-të duke ngushtuar shifrat në 2-1 pasi deri në ato momente vendasit e Chindia po kryesonin me rezultatin e pastër 2-0. Ky ishte goli i tretë në këtë sezon të kampionatit rumun për ish-sulmuesin e Luftëtarit. Botosani më pas shënoi edhe dy herë të tjera me Keita dhe Chindris duke përmbysur rezultatin. Titullar në këtë sfidë për Botosanin ishte edhe mesfushori shqiptar Enriko Papa. Me këtë fitore skuadra e dyshes Fili-Papa u ngjit në vendin e 5-të të renditjes në kuotën e 30 pikëve.






















