Connect with us

Sport

Feronikeli dhe Gjilani ndajnë pikët, barazim edhe në Trepça ’89-Arbëria!

Publikuar

U mbyll me dy barazime 1-1 java e 19-të e Superligës së Kosovës. Sfida më intriguese ishte ajo që u zhvillua në Drenas mes Feronikelit dhe Gjilanit. Skuadra e Klodian Duros kaloi e para në avantazh teksa zhbllokoi rezultatin në pjesën e parë me golin e Adem Maliqit në minutën e 20-të, por në fillimin e fraksionit të dytë ish-mesfushori i Flamurtarit Muhamed Useini realizoi golin e barazimit 1-1 që mbeti i pandryshuar deri në fund. Pas 19 javësh Gjilani pozicionohet në vendin e 4-t me 30 pikë ndërsa Feronikeli renditet i 5-ti me 24 pikë. Në barazim 1-1 u mbyll edhe sfida tjetër e kësaj jave mes Trepça ’89 dhe Arbërisë.