Connect with us

Sport

Et’hemi në “Sport Time”: Jam ambientuar mirë në Turqi, Kombëtarja një ëndërr

Publikuar

Valon Et’hemi iu bashkua Istanbulsporit në janar të këtij viti, duke çuar në tre numrin e futbollistëve shqiptarë në klubin turk dhe shumë shpejt është ambientuar duke marrë një vend në formacion.

Mesfushori ishte në një lidhje direkte me emisionin “Sport time ‘në Supersport, ku foli për ambientimin te klubi turk, marrëdhëniet me shqiptarët që janë aty, të cilët i ka pasur shokë skuadre edhe te Kukësi, por edhe dëshirën për të veshur fanellën kuqezi të Shqipërisë.

Rroca ka thënë se je më i urti nga 3 shqiptarët te Istanbulspori…
Nëse çunat mendojnë ashtu, është e vërtetë.

Sa e vështirë ishte të rrinit 6 muaj pa futboll?
Një futbollist të qëndrojnë 6 muaj pa ndeshje është e vështirë. E kam vuajtur por duke i pasur afër njerëzit e dashur, ma bënë më të lehtë. Më kanë ndihmuar dhe falë Zotit jemi këtu tani.

A ndikuan Abazaj e Rroca në zgjedhjen e skuadrës së re?
Të jesh shqiptar këtu, është diçka shumë e mirë. Abazaj dhe Rroca kanë ndikimin e tyre që erdha këtu, por edhe objektivat e skuadrës më bindën.

Jeni i kënaqur me rikthimin në fushë?
Ishte hera e parë që mungoja 6 muaj. Ndodhën disa probleme gjatë rrugës, por kjo është jeta. Ka pengesa rrugës që duhet t’i kalosh. Megjithatë gjithçka kaloi dhe tani po shijoj momentin me ekipin e ri.

A jeni ambientuar si duhet te Instambulspor?
Jemi ambientuar mirë. Më kanë pritur mirë. Edhe çunat më kanë ndihmuar. Nuk ishte shumë e vështirë të ambientohesha, pasi unë e flas pak edhe gjuhën turke. Të gjithë më kanë pritur shumë mirë.

A e prisni një ftesë nga Kombëtarja shqiptare?
Për ne shqiptarët e Maqedonisë është ëndërr të luajmë për Shqipërinë. Momentalisht nuk po mendoj, pasi nuk kam ndonjë ftesë. Nuk kam bërë asgjë në fushë momentalisht dhe nuk mund të kërkoj Kombëtaren.

Femrat më të mira në Shqipëri apo Turqi?
Në të dyja shtet femrat i kanë të bukura, por mund të them se Tirana është më e mirë për jetën.

Cili mendoni se është lojtari i duhur i Superiores për të luajtur në Turqi?
Ka lojtarë shumë të mirë, kampionati shqiptar ka shumë lojtarë të mirë. Mund të them shoku im Vesel Limaj, ka shumë cilësi. Superiorja shumë lojtarë me cilësi.

Të dielën luhet Partizani-Kukësi…
Kam shokët te Kukësi dhe te Partizani, por mendoj se fiton Partizani. Të kuqtë më duken më lart. Vllaznia na ka surprizuar të gjithëve, shpresoj të vazhdojë kështu.

NA NDIQ NË FACEBOOK