Lajme
Etemi: S’ka pasur konflikt fizik në spital, thjesht dua të vendosi rend, disiplinë dhe respektim të ligjit

Drejtori ekonomik i Spitalit të Tetovës, Artan Etemi është deklaruar pas rastit ku ai u sulmua nga sigurimi i Spitalit në shkallët e Spitalit.
Ai mohon se ka pasur përplasje fizike, por vetëm verbale ndërkaq shton se se për të njëjtat është informuar edhe SPB Tetovë.
Më poshtë e sjellim prononcimin e plotë të drejtorit Artan Etemi:
Të nderuar miq,
Lidhur me lajmet e mbrëmshme se jam sulmuar fizikisht dua t’ju njoftoj se nuk ka pasur konfrontime fizike, por vetëm verbale dhe për të njëjtat në formë të detajuar është informuar edhe MPB-Tetovë. Megjithatë dua t’ju njoftoj se unë dhe Lëvizja BESA nuk do të lejojmë veprime antiligjore siç janë mësuar me dekada të funksionojnë. Parimi im dhe i Lëvizjes BESA është t’u shërbejmë qytetarëve e të punojmë në interes të tyre dhe jo në interes të sherifëve partiak. Andaj, përpjekjet e tilla për të më frikësuar dhe për të më ndaluar nuk do të pinë ujë tek unë. Ne do të vazhdojmë të punojmë në interes të qytetarëve të Tetovës. Ngritja e cilësisë dhe llogaridhënia do të jetë përkushtim i joni.
















