Connect with us

Kosovë

Erdogan i shkruan Kurtit: Do të ishte e dobishme që të shmangej vendosja e ambasadës në Jerusalem

Published

on

Fituesi i zgjedhjeve të 14 shkurtit, Albin Kurti, ka pranuar letër urimi nga presidenti i Turqisë, Recep Taip Erdogan, ku është përmendur edhe mundësia që Kosova mos ta ketë ambasadën në Jerusalem.

Në letër Erdogan ka shprehur gëzimin e tij kur ka mësuar “qëndrimin” e Lëvizjes Vetëvendosje për rishqyrtimin e lokacionit të ambasadës së Kosovës në Jerusalem.

Jam i mendimit se do të ishte e dobishme që të shmangej një hap të tillë, që mund t’i shkaktonte dëme të mëdha Kosovës”, ka thënë Erdogani në letrën e tij. Erdogan shtoi se “Edhe gjatë periudhës së ardhshme, Turqia, sikurse përherë, do të jetë në mbështetje të popullit të Kosovës”.

Ndryshe, Albin Kurti, ka pranuar urim edhe nga kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ku i ka thënë se e pret Kurtin në inaugurimin e ambasadës së Kosovës në Jerusalem. Më 4 shtator në Uashington ishte arritur një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kosova kishte fituar njohje nga Izraeli, por në këmbim të vendosjes së ambasadës në Jerusalem – diçka të cilën e kritikojnë Bashkimin Evropian dhe Turqia.

.

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com