Connect with us

Lajme

Ende e kërkohet Mijallkovi, policia vlon para “Meriotit” (VIDEO)

Publikuar

Forcat e Ministrisë së Punëve të Brendshme kanë vazhduar me kërkimin e ish drejtorit të Sigurisë Publike, Sasho Mijallkov, i akuzuar në rastin “Target-Fortesa”.

Siç mund të shihet nga pamjet e TV21, forca të shumta policore janë duke e ruajtur hotelin “Meriot” në qendër të Shkupit, ndërkaq raportohet se ngjashëm është rrethuar edhe shtëpia e tij e banimit.

MPB-ja edhe zyrtarisht ka shpallur fletarrest ndërkombëtar për Mijallkovin, pasi i njëjti ende nuk është gjetur për t’iu dhënë shkresa për vuajtjen e arrestit shtëpiak.

NA NDIQ NË FACEBOOK