Sport
Emir Sahiti në superformë, i shënon edhe Rijekas!


Emir Sahiti në superformë. Sulmuesi shqiptar po shkëlqen gjatë kësaj periudhe në Kroaci teksa u bë sërish protagonist me fanellën e Sibenik këtë herë në ndeshjen ndaj Rijekas. Futbollisti i kombëtares Shpresa shënoi golin e 5-të në këtë sezon dhe të 4-in në kampionati kroat në 3 ndeshjet e fundit teksa në minutën e 27-të, përfitoi edhe nga një gabim i një mbrojtësi të Rijekas duke kaluar Sibenik në avantazh. Finalizimi i 22-vjeçarit gjithsesi nuk i mjaftoi Sibenikut për të marrë maksimumin në këtë sfidë pasi ndeshja e vlefshme për javën e 19-të u mbyll në barazim 2-2. Nëse vazhdon me këtë ritëm, Emir Sahiti mund të marrë një ftesë nga Edy Reja për sfidat e muajit mars me kombëtaren shqiptare të vlefshme për kualifkueset e Katar 2022.






















