Connect with us

Lajme

Edhe Haraçina e mbytur nga deponitë

Publikuar

më

Gjendja me deponinë e egër që gjendet mbi komunën e Haraçinës është katastrofale. Përveç mbeturinave të tepruara, ajo deponi përfshihet kohë pas kohe nga zjarret që kundërmojnë erë të keqe, me çka tmerrohen edhe më shumë banorët e kësaj zone.                                                                                                             

Një ditë më parë në rrjetet sociale u shpërndanë edhe disa fotografi që tregonin se si kamioni i ngarkuar me mbeturina zbrazet mu në këtë deponi e cila tashmë rreth vetes mbledh edhe dhjetëra qen.

Ata përveç që shpërndajnë mbeturinat përgjatë rrugës, shpesh shqetësojnë edhe kalimtarët, qoftë duke udhëtuar drejt fshatrave përreth, apo drejt varrezave të fshatit dhe varrezave të dëshmorëve. Në territorin e komunës së Haraçinës nuk është vetëm kjo deponi. TVM2 ishte edhe në rrugën që çon për në Nikushtakë, Orallancë dhe Mojancë, ku gjendet një deponi tjetër.                                                                                                

Nga komuna Haraçinës pranojnë se çështja e deponive të egra vazhdon të mbetet e pazgjidhur, por theksojnë se vazhdimisht bëjnë përpjekje për pastrimin dhe mirëmbajtjen e tyre. Shpresën e shohin në krijimin e deponive rajonale.

“Duke e pasur parasysh se problemi me doponitë e egra për fat të keq ende paraqet brengë të nivelit republikan, ne si komunë vazhdimisht bëjmë aktivitete dhe përpjekje për pastrimin dhe mirëmbajtjen e së njëjtës në territorin e komunës sonë. Nga këtu lusim edhe qytetarët që mos të hedhin mbeturina, pasi ambienti dhe mjedisi janë vital për shëndetin tonë.  Deponitë e egra janë problem në të gjithë vendin dhe është problem që haset kudo. Ka paralajmërime për krijimin e deponive rajonale dhe shpresojmë që sa më shpejtë si rajon të kemi një deponi të përbashkët, e cila do të ketë edhe komponentën ekonomike.”,- thuhet në përgjigjen e Komunës.

Zgjidhja për deponitë e egra është premtuar edhe nga pushteti qendror, por edhe pse ky problem është prej vitesh, vazhdon të mbetet i pazgjidhur për banorët e Haraçinës. (TVM2)

Shqipëri50 minutes ago

Zv/presidenti amerikan JD Vance nën hetim, dyshohet se favorizoi donatorin politik në dhënien e një kontrate për naftën venezueliane!

Lajme2 hours ago

Isni Kilaj rrëfen momentet e arrestimit: Rreth orës 04:00-05:00 të mëngjesit, një numër i madh policësh dhe hetuesish trokitën në derë

Shqipëri3 hours ago

Zgjedhjet vendore, cili do jetë kandidati socialist për Tiranën? Klosi: Nuk është emri pjesa më e rëndësishme e garës sonë, por…

Lajme4 hours ago

Përgatituni për nesër: Ja deri në sa minus ulen temperaturat

Maqedoni5 hours ago

Shasivari i përgjigjet Ahmetit: Çështja e jurisprudencës të shqyrtohet nga ekspertët evropianë

Shqipëri6 hours ago

Champions/ Reali përmbys PSV dhe bën detyrën, merr kreun e renditjes! Arsenali lë pikë ndaj Dortmundit, City dhe Napoli në ‘paqe’

Maqedoni7 hours ago

Shujta studentore mbetet 140 denarë, tri padi në Gjykatën Administrative

Maqedoni7 hours ago

Ademi: Shasivari si “Filkov i dytë” – në qeveri ka konkurrencë për Rahman Morinën!

Lajme7 hours ago

“Trutë në tokë kom me ja qitë”, zbulohen sms-at e Nurijes dhe Dritonit për dëshmitaret

Lajme7 hours ago

“Dimër i vështirë, dy paga minimale nuk mjaftojnë për një familje katër anëtarëshe”

Maqedoni7 hours ago

Bexheti: 750 milionë euro borxhe, pensionet varen gjithnjë e më shumë nga buxheti!

Shqipëri7 hours ago

“Ron Yeffet, investitor privat në armatime”- Ministri Nufi: Akuzat për trafik armësh, absurde! Ende s’ka ardhur teknologjia

NA NDIQ NË FACEBOOK