Connect with us

Sport

E shtuna në Supersport/ Në gjermani luhet derbi i Ruhrit, Atletico sërish përballë Levantes

Publikuar

Humbja me Interin javën e kaluar në “San Siro” ka ndërprerë ecurinë pozitive të Lazios, megjithatë bardhekaltrit duan të lënë gjithçka pas krahëve dhe të provojnë të marrin 3 pikët pasditen e sotme ndaj Sampdorias.

Kryeqytetasit do të përballen me skuadrën ligure pa 4 nga titullarët e ekipit, pasi holandezi Hoedt dhe italiani Lazzari janë të skualifikuar, ndërsa Radu dhe Luis Felipe janë të dëmtuar dhe nuk ia dolën të vihen në dispozicion të Inzaghit.

Nga ana tjetër Sampdoria ka të gjithë futbollistët në dispozicion dhe do të provojë të vërë në vështirësi Lazion, duke shfrytëzuar edhe qetësinë që i jep pozita në renditje, shumë larg zonës së ftohtë, por edhe asaj europiane.

Në orën 18:00 Genoa do të presë Veronën në “Marassi” me synimin për të marrë një tjetër rezultat pozitiv dhe për të larguar njëherë e mirë rrezikun e rënies nga elita e futbollit italian. Përballja e sotme është mjaft interesante, pasi të dy ekipet mbrohen me forca të shumta dhe dalin shpejt në kundërsulm, ndaj mbetet të shihet se cila do të guxojë më shumë për të marrë tre pikët.

Në mbrëmje vëmendja do të jetë në “Mapei Stadium” ku do të luhet përballja mes Sassuolos dhe Bolognës, dy skuadra të zonës së qetë të renditjes, të cilat pritet të prodhojnë një 90-minutësh mjaft interesant.

Edhe Bundesliga gjermane do të vijë me dy sfida mjaft interesante, pasi Bayerni i Mynihut do të zbresë në fushë në Frankfurt përballë Eintrachtit vendas në orën 15:30, ndërsa në 18:30 vëmendjen do ta marrë derbi i Ruhrit mes Schalke 04 dhe Borussias së Dortmundit.

Të dy këto sfida do të transmetohen live në Eurosport 2, kanalin numër 99 të paketës së Digitalb, ashtu si të gjithë ndeshjet e kampionatit gjerman të futbollit.

Vijon dueli në distancë mes Atleticos e Realit të Madridit për titullin kampion në Spanjë, teksa Los Colchoneros do të përballen sërish me Levanten pasditen e sotme në “Wanda Metropolitana”.

Të dy ekipet u përballën me njëra-tjetrën edhe këtë mesjavë, pasi zhvilluan ndeshjen e prapambetur nga faza e parë dhe gjithçka përfundoi në barazim 1-1, megjithatë sot Atletico do të kërkojë 3 pikët për të mbajtur sa më larg ndjekësit në renditje.

Në mbrëmje Reali do të luajë në transfertën ndaj Valladolidit, me synimin për të marrë fitoren e katërt radhazi në kampionat dhe për të qëndruar në garën për titullin kampion. Në letër madrilenët janë dukshëm favoritë, por të Zidane duhet të mbajë në konsideratë edhe faktin që mesjavën e ardhshme e pret një përballje e vështirë në Champions League ndaj Atalantës.

NA NDIQ NË FACEBOOK