Connect with us

Sport

Drita në formë para rifillimit të kampionatit, mposht ukrainasit e Minaj!

Publikuar

Drita e Gjilanit është në formën optimale vetëm pak ditë para rifillimit të Superligës së Kosovës. Skuadra gjilanase mposhti 1-0 në miqësoren e fundit në tokën turke ku ka zhvilluar fazën përgatitore gjatë kësaj periudhe skuadrën e elitës së futbollit ukrainas. Ndeshja u vendos nga një gol i sulmuesit kryesor të kampionëve në fuqi të Kosovës Kastriot Rexha, i cili i ardhur në fushë nga stoli, realizoi një gol shumë të bukur pas një aksioni model të Dritës në minutën e 66-të. Në dy miqësoret e tjera që ka zhvilluar në Antalia, Drita është mposhtur nga dy skuadrat të ligës së parë ruse dhe kjo ndaj Minaj ishte fitorja e parë për skuadrën e Ardjan Nuhiut. Drita kryeson Superligën e Kosovës dhe në këtë sezon do të tentojë të fitojë titullin për të dytin vit rresht.

 

NA NDIQ NË FACEBOOK