Connect with us

Ndryshe

Dojna Mema e pëlqen martesën, por pa këtë kusht s’lëviz nga mami (FOTO)

Published

on

Dojna Mema, prej kohësh në një romancë me Vlashent Satën dhe shumë e dashuruar me të, ka ca “kushte” kur bie fjala për të ndërmarrë një hap si martesa.

Për momentin, moderatorja nuk e ka në planet e afërta, por gjithsesi që kjo të ndodhë duhet që partneri (pra Vlashenti) ta propozojë fillimisht. S’e kemi fjalën për propozim dosido, por duhet të mendojë situatën më romantike të mundshme.

Këtë e thotë vetë Dojna publikisht teksa i përgjigjet pyetjes së një prej ndjekësve në Instagram.

“Për momentin, nuk e kam në plan të martohem. Jam e lumtur, e plotësuar dhe e rrethuar me dashuri. Martesa më pëlqen shumë si ritual, por me Covid dhe kohërat që po jetojmë s’më duket momenti. Pastaj jam tradicionale aq sa ëndërroj propozimin më romantik që mund të ekzistojë. Pa ardhur ai, s’lëviz nga mami im”, tha Dojna.

Jemi në rregull? Shkurt, pastër, qartë, Vlashenti e mori mesazhin.

FOTO:

.

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com