Lajme
Do të nënshkruajë nesër marrëveshjen me Kryemadhin/ Basha bën lëvizjen e papritur

Kreu i PD Lulzim Basha ka mbledhur sërish këtë të diel në selinë blu drejtuesit politikë në qarqe.
Javën e kaluar Basha kërkoi denoncime konkrete lidhur me tentativat nga ana e kundërshtarëve politikë për të manipuluar procesin zgjedhor.
Basha u ka kërkuar drejtuesve politikë që të kenë prova konkrete në lidhje me këto denoncime, ndërsa ka kërkuar vigjilencë për çdo rast të mundshëm.
Ditën e nesërme Basha do të nënshkruajë marrëveshjen për koalicionin paszgjedhor me kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi, pas nënshkrimit të marrëveshjes së koalicionit parazgjedhor me 12 parti, që u depozitua në KQZ.




















