Sport
Ditë zie në Argjentinë, ndahet nga jeta ish-kampioni i botës Luque!


Lajm i trishtë për futbollin argjentinas. Në moshën 71-vjeçare është ndarë nga jeta Lepoldo Luque, ish futbollisti i La Selecion i cili nuk e fitoi dot betejën me COVID-19. Një lajm i keq ky pasi bëhet fjalë për një emër të madh të futbollit argjentinas. Luque u shpall kampion bote me kombëtaren argjentinase në vitin 1978, ku mundën Holandën në finale me rezultatin 3-1.
Leopoldo Luque realizoi 4 gola në vitin 1978 kur Argjentina u shpall kampione bote, gjithashtu gjithsej shënoi 21 gola në 43 ndeshje me kombëtaren “Albiceleste”.






















