Lajme
Deputeti Saliu: Nuk kam shkaktuar asnjë incident, policia nuk u soll siç duhet me mua

Deputeti i ASH-së, Abdulla Saliu përmes një stautsi në rrjetin e tij social Facebook ka demantuar të gjitha shkrimet që u përhapën nga disa media për një incident që të ketë shkaktuar ai në vendkalimin kufitar Bllacë.
“Është e vërtetë se unë kamë udhëtuar në drejtim të Kosovës dhe ajo që mund të them është se policia kufitare nuk është sjellur në mënyrë profesionale ndaj meje, si i zgjedhur dhe përfaqsues i popullit. I hedhë poshtë të gjitha pretendimet dhe shkrimet tendencioze të disa portaleve, të cilat besoj të nxitura dhe me direktiva partiake, duan te njollosin personalitetin tim dhe subjektit politik që i takoj, ndërsa qëllimi është më se i qartë, zhvendosje të vëmendjes nga skandalet e përditshme të qeverisë LSDM-BDI, shkruan ndër të tjerash deputeti, Saliu.
Ai iu ka kërkuar falje të gjithë simpatizantëve të kësaj partie nëse këto të fundit janë ndjerë keq nga këto shkrime.
“Nëse këto shkrime ju kanë bërë të ndjeheni keq, por ju siguroj se unë me asnjë veprim nuk kam shkaktuar as një incident më të vogël. Sjellja ime mundë të mos u ket pëlqyer policëve kufitarë, të cilët tentuan të më provokojnë mua dhe familjen time. Gjithashtu edhe unë dhe familja ime, pavarësisht presionit të policisë kufitare, nuk jemi të shqetsuar aspak as nga kërcënimet me gjoba dhe ndalesa, shqetësuese është harbutëria e pushtetit që mundohet të më njollos.Ne nuk habitemi as nga raporte të tilla të montuara të policisë, sepse kjo kastë politike u ka montuar tash 20 vite sa e sa procese të montuara politike dhe burgosje me burgim të përjetshëm shqiptarëve, e jo më një raport për gjoja hypje ne trotuar të makinës së një deputeti.Unë asnjëher nuk kam ikur nga përgjegjësia, sepse kjo nuk është në edukatën dhe karakterin tim. Jam i gatshëm të marrë përgjegjësi cilado qoftë ajo, por asnjëher nuk kam qenë dhe nuk do të jem i gatshëm të bie pre e shantazheve. Prandaj, ju bëj me dije se frika dhe shantazhi tek unë nuk kalojnë, kot lodhen me veprime dhe raporte të tilla.“, përfundon statusin e tij në Facebook, deputeti Abdulla Saliu./Zyrtare.net/





















