Sport
Cikalleshi magjik, dygolësh në fitoren e Konyasporit


Sokol Cikaleshi kthehet ai i kohëve të arta. Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare rezultoi vendimtar në fitoren 2-3 (me përmbysje) të Konyasporit në fushën e Malatyasporit, pasi realizoi dy golat për skuadrën e tij në momentin, kur po humbiste 2-1. 30-vjeçari u aktivizua titullar dhe ia shpërbleu besimin trajnerit, duke siguruar një fitore me shumë vlera.
Në fakt, Konyaspori luajti një pjesë të parë të dobët, duke shkuar në dhomat e zhveshjes nën dy gola, që mbanin firmën e të njëjtit autor, Buyuk, i cili e tundi rrjetën në minutat 24’ dhe 45+8’, në rastin e dytë me 11-metërsh.
Në minutën e 72-të, Diomande shkurtoi diferencën në 2-1, për t’ia lënë më pas skenën Cikalleshit, që në të 80-tën barazoi me një goditje spektakolare me kokë, ndërsa katër minuta më vonë realizoi golin e fitores, pasi u gjend në kohën dhe vendin e duhur, pranë shtyllës së dytë, duke shtyrë sërish topin drejt rrjetës. Entuziazëm i papërshkrueshën nga futbollistët dhe stoli i Konyasporit për këtë fitore të pabesueshme, që erdhi nga “koka” e sulmuesit kavajas.
Cikalleshi ka luajtur në 19 ndeshje të kampionatit në këtë sezon, ndër të cilat 15 titullar, dhe ka realizuar 3 gola.
80' Cikalleshi
Yeni Malatyaspor 2-2 KonyasporTüm videolar için • @goalforza pic.twitter.com/KHFdjcGHGz
— @goalforza 'yı takip ediniz. (@canligoltv10) February 20, 2021
KONYASPOR GERİ DÖNDÜ!
84' Cikalleshi
Yeni Malatyaspor 2-3 KonyasporTüm videolar için • @goalforza pic.twitter.com/DwClo7lhbv
— @goalforza 'yı takip ediniz. (@canligoltv10) February 20, 2021

80' Cikalleshi





















