Lajme
Çairi vazhdon të mbetet si Kandahari, ja në çfarë gjendje rruga…

Fotografi të tmeггshme nga kryeqyteti i vendi qarkullojnë sot në rrjetet sociale. Një lagje në Komunën e Çairit e zhytur në baltë të jep përshtypjen se ndodhet në ndonjë nga vendet afrikane të lëna pas dore.Por, sipas komentuesve dhe personave të shumtë që e kanë shpërndarë atë, thuhet se fotografia është bërë në lagjen Dizhonska në Çair, përcjell in7.
Pamjet janë skandaloze dhe fakti se gjenden në kryeqytetin e vendit i bën edhe më të fгikshme për t’i parë e menduar, e jo më edhe për t’i përjetuar. Kryetar i Komunës së Çairi është Visar Ganiu nga Bashkimi Demokratik për Integrim, ndërsa kjo komunë drejtohet nga kuadro të kësaj partie prej më shumë 15 vitesh.
“Nuk është në Afrikë. Po në Qendër të Shkupit. Dizhonska e Visar Ganiut. Turp”, shkruan një qytetar i Shkupit.

“Përshendetje nga një lagje e Dizhonskës në Çairin e udhehequr prej afro dy dekada nga Ne. Mos u merrni me politika të mëdhaja po shif na lehtësoni pak jetën”, shkruan njëri nga aktivistët më të zjaггtë të partisë së Ahmetit në rrjetin social facebook.
















