Sport
Bayerni përballet me Arminian, Chelsea gati të parakalojë Liverpoolin


Emocionet e futbollit në Supersport nuk do të mungojnë as këtë të hënë, pasi do të transmetohen live tre ndeshje mjaft interesante nga kampionatet më të forta të Europës.
Kështu Bayerni i Mynihut do të presë Arminia Bielefeld në orën 18:00 në “Allianz Stadium”, me misionin për të marrë një tjetër fitore, që do ta afronte edhe më shumë me titullin kampion të radhës.
Bavarezët ishin të angazhuar në Botërorin e klubeve, ndaj ndeshja e javës u spostuar për sot, me qëllim që trajneri Hansi Flick të ketë pak ditë më shumë në dispozicion për të përgatitur sfidën ndaj modestëve nga Bielefeld.
Thomas Mullet e Serge Gnabry do të mungojnë për bavarezët në sfidën e sotme, i pari për shkak të koronavirusit dhe tjetri për një dëmtim muskulor, megjithatë Bayerni do të kërkojë fitoren e radhës për të çuar sërish në +7 distancën nga Leipzigu ndjekës.
Në mbrëmje vëmendja do të jetë në Londër, ku Chelsea i Thomas Tuchel do të kërkojë suksesin e radhës, në përballjen me Newcastle në “Stamford Bridge”. Londinezët kanë regjistruar tre fitore radhazi në kampionat dhe janë ngritur ndjeshëm në renditje, ndërsa sot kanë mundësinë të parakalojnë Liverpoolin dhe të ngjiten në zonën Champions.
Ndërkohë kampionati italian do të vijë me ndeshjen e fundit të javës së 22-të, atë mes Veronës e Parmës. Vendasit vijnë pas dy humbjesh radhazi në transfertë dhe do të provojnë reagimin përballë një Parme që prej javësh nuk merr pikë dhe rrezikon seriozisht mbijetesën.





















