Connect with us

Lajme

Bashkimi kombëtar, Pandeli Majko: Kjo histori duhet mbyllur, Kurti të mendojë për drejtimin e Kosovës

Publikuar

Deklarata e Albin Kurtit se do të votonte pro nëse do të mbahej një referendum për bashkimin Kosovë-Shqipëri, për ministrin e Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko është një histori që duhet mbyllur dhe se tani prioritet për ‘Vetëvendosjen’ dhe liderin e saj duhet të jetë drejtimi i Kosovës.

Në një intervistë në Euronews Albania për gazetaren Eksiola Shehu, ish-kryeministri Majko deklaroi se diskutime të tilla, krijojnë probleme me aktet ndërkombëtare që garantojnë stabilitetin e Kosovës dhe e cilësoi idenë e bashkimit kombëtar një ide që ka ekzistuar në shekullin e kaluar.

“Unë mendoj se z. Kurti ka vetëm një prioritet, të drejtojë si shtetar dhe kryeministër shtetin e Kosovës, nuk besoj se i bëjnë punë histori të natyrave të tilla. Nuk ka pse krijon lidhje të natyrave të çuditshme me ide që kanë ekzistuar në shekullin e kaluar, e kam fjalën në vitet ’80 dhe ’90 për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, jo se unë nga pikëpamja emocionale ndihem ndryshe nga z. Kurti, por unë mendoj se diskutime të natyrave të tilla, do të krijonin probleme me aktet ndërkombëtare që garantojnë stabilitetin e Kosovës. E kam fjalën për akte që garantojnë prezencën e NATO-s në Kosovë dhe paketën Ahtisari”, tha ish-kryeministri i Shqipërisë.

Pandeli Majko i bëri thirrje Albin Kurtit që duhet të fokusohet tek forcimi i shtetit të Kosovës dhe të mos nxisë hapjen e diskutimeve të tilla pasi do të ndikojë negativisht për njohjet e reja ndërkombëtare.

“Një kryeministër nuk mund të aludojë për statuse të ndryshme për shtetin që ai do të drejtojë sepse Kosova është duke u njohur nga shtete të tjera. Nëse ata do të mendojnë se Kosova është duke bërë një jetë të dyfishtë kjo do nxiste shtetet e tjera, të ishin më të rezervuara për njohjen e Kosovës. Histori të tilla duhen mbyllur, ‘Vetëvendosja’ dhe lideri i saj duhet të mendojnë vetëm për një prioritet dhe ky është për drejtimin e shtetit të Kosovës”, ka shtuar z. Majko.

klankosova.tv

.

Lajme57 minutes ago

“U krijua për t’i shërbyer një qëllimi politik”, profesori amerikan: Qeveria e Kosovës ta shpërbëj Gjykatën Speciale

Kosovë1 hour ago

Gjenerali Clark për dënimet në Hagë: Jam i shokuar dhe i zemëruar, s’kam parë asnjë dëshmi që e justifikojnë këtë vendim

Kosovë3 hours ago

Kushëriri i Thaçit: E rrejta nënën e Hashimit, i thashë se masnesër ka me ardhë me të kap për qafe

Shqipëri5 hours ago

Ish-ambasadori për dënimet në Hagë: Vendim me ngarkesa politike, nuk u morën parasysh dëshmitë e 4 amerikanëve

Kosovë6 hours ago

Haxhiu: Pa vonesë Qeveria e Kosovës duhet të mblidhet dhe të ndajë mbi 100 milionë euro për procesin e Apelit

Shqipëri8 hours ago

Arrestohen ish-kreu i Kadastrës Fier dhe biznesmeni, dyshohen për falsifikim pronash në Seman

Kosovë9 hours ago

Protestuesit hedhin gurë në drejtim të objektit të EULEX-it

Shqipëri10 hours ago

“Vuçiç është shumë i kënaqur”, Bido për dënimet e Speciales: Vendim absurd, ka pasoja politike për Kosovën!

Kosovë10 hours ago

“KOSOVË! KOSOVË! ÇKA PRITE!” – Çfarë shkruante Rexhep Qosja për arrestimin e ish-krerëve të UÇK-së

Maqedoni10 hours ago

Sulejmani: Nxënësit e Çairit të regjistrohen në shkollat e komunës, mund të hapen paralele të reja

Kosovë11 hours ago

“Ky popull paska pas shpiuna”, Leonora Jakupi e ashpër, “90% e dëshmitarëve ishin shqiptarë”

Kosovë11 hours ago

Gruaja e Behajdin Allaqit në vitin 2000 kishte deklaruar se burrin ia ka marrë policia serbe

NA NDIQ NË FACEBOOK