Connect with us

Lajme

Basha takon Bujar Osmanin, ja për çfarë biseduan

Publikuar

Kryetari i PD në Shqipëri, Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani. Basha bëri me dije se kanë diskutuar për sfidat aktuale që po kalojnë dy vendet në përballimin e pandemisë.

Basha theksoi se e veçanta e vizitës së sotme qëndron te fakti se Bujar Osmani është ministri i parë i Jashtëm nga Maqedonia që viziton Shqipërinë.

“Folëm për sfidat aktuale që po kalojmë në përballimin e pandemisë dhe nevojë për ta thelluar bashkëpunimin dhe për të vazhduar rolin si dy shtete që janë përkrah në rrugën drejt NATO-s dhe së shpejt do të jenë përkrah në anëtarësimin drejt BE. Është një obligim moral dhe kushtetues i republikës së Shqipërisë për shqiptarët kudo ku ndodhen. Sot është një ditë e veçantë sepse mirëpresim ministrin e parë të Jashtëm shqiptar në Maqedoninë e Veriut”, tha Basha./CNA.al

NA NDIQ NË FACEBOOK