Lajme
Basha shpall dy deputetë të tjerë zyrtarisht

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka prezantuar publikisht dy kandidatë të tjerë të PD-së për zgjedhjet e 25 prillit.
Në një foto të publikuar nga Basha në rrjetet sociale, midis koordinatorëve ndodhen edhe dy emra të rëndësishëm të opozitës.
Njëri nga emrat është Oerd Bylykbashi, ky i fundi ish-drejtues i qarkut Durrës. Bylykbashi tani pritet të jetë një nga katër emrat kryesorë në këtë qark.
Bylykbashi ka qenë i pari i listës në vitin 2017 por mesa duket Durrësi është përbysur.
Oerdi pritet të jetë pas Edi Palokës apo Agron Dukës. Vendi i 3 i përket një zonje dhe Bylykbashi pritet të jetë i katërti.
Basha sot mblodhi drejtuesit e qarqeve, por ish-deputeti i Durrësit nuk është drejtues, pra Basha me daljen në krah të kolegëve të tjerë duket se ka konfirmuar rikandidimin e Bylykbashit që shpesh është raportuar nga CNA.al si një nga emrat e listës fituese të Durrësit.
Ivi Kaso është një tjetër emër, i cili edhe pse nuk është drejtues politik shfaqet sot në krah të Bashës në takimin me drejtueit e qarqeve.
Kaso u përfol për të marrë drejtimin e qarkut Gjirokastër, por Basha çoi sërish Tritan Shehun.
Në vitin 2017, Basha e la me gisht në gojë Ivin, i cili çoi listën në KZQ dhe kujtonte se ishte në listë fituese por kur ajo u bë publike, Kaso nuk figuronte fare në listë.
Mesa duket këtë herë Ivi do jetë kandidat me shumë gjasa në Fier./ CNA.al





















