Connect with us

Sport

Barcelona-Sevilla, supersfida e së shtunës, Juventusi provë e vështirë në Verona

Publikuar

Përsëri Barcelona – Sevilla! Pak më shumë se dy javë nga përplasja e fundit në Kupën e Mbretit, ku andaluzët i dhanë leksion skuadrës së Koemanit, duke fituar 2-0, të dyja skuadrat do të përballen në kuadër të javës së 25-të të La Ligas, në orën 16:15.

Barça ka shumë arsye për të fituar në këtë takim, për hakmarrje për disfatën e fundit, por veçanërisht për renditjen, teksa gara për titullin po bëhet edhe me interesante me ngjeshjen e skuadrave në krye. Atletico është vetëm pikë pikë para, ndërsa diferenca me Realin është ngushtuar në vetëm dy pikë.

Po nga La Liga, në orën 21:00, do të zhvillohet Getafe – Valencia. Një përplasje interesante për vetëm faktin që të dyja skuadrat renditen në pjesën e poshtme të tabelës dhe ndahen nga vetëm tri pikë.

Nga Premier League, sfida e përzgjedhur për t’ u transmetuar në SuperSport është Manchester City – West Ham, që do të nisë në orën 13:30. Vështirë që “Hammers” të ndalin vrullin e ekipit të Pep Guardiolës, që duket se nuk do të ketë rivalë për titullin kampion.

Transmetimet e ndeshjeve të Serisë A nisin në orën 15:00 me Spezia – Parma, për të vijuar me Bologna – Lazio në orën 18:00 e për të kulmuar me Verona – Juventus në 20:45. Për bardhezinjtë suksesi në “Bentegodi” është detyrim, nëse nuk duan të humbin më shumë terren nga Interi, që kryeson me tetë pikë më shumë.

Nga Bundesliga, në kanalin Eurosport 2 do të transmetohet Bayern Munich-Koln (15:30), ndërsa në 18:30 Leipzig-M’gladbach. Dijon-PSG, or 16:00 është ndeshja e përzgjedhur nga Ligue 1, ndërsa Eredivisie përfaqësohet këtë të shtunë me Vitesse-VVV, ora 20:00.

 

 

NA NDIQ NË FACEBOOK