Connect with us

Kosovë

Avdullah Hoti: Serbia do të njohë Kosovën brenda 2021

Publikuar

Një rëndësi të veçantë pas zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit, ka zgjedhja e presidentit dhe dialogu me Serbinë. Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti tregon qëndrimin që do mbajë partia ku ai bën pjesë nëse vjen në pushtet.

Një rëndësi të veçantë pas zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit, ka zgjedhja e presidentit dhe dialogu me Serbinë. Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti tregon në “Balkan Talks” qëndrimin që do mbajë partia ku ai bën pjesë nëse vjen në pushtet.

“Institucionet nuk mund të formohen pa asnjë koalicion. Nuk kemi vija të kuqe, por respektimi i programit bën që të kemi vija të kuqe pasi duam të respektohet,” – tha z. Hoti.

Ndërsa për zgjedhjen e presidentit ai shprehet se duhet një koalicion për të arritur votat e nevojshme.

“Të kemi shumicë parlamentare është synimi jonë dhe të udhëheqim qeverinë, por duhet të arrijmë rakordime për të zgjedhur presidentin dhe kjo ndodh pas zgjedhjeve”, – shprehet ai.

Hoti ka folur edhe për “Marrëveshjen e Uashingtonit” dhe komentin që ka bërë Albin Kurti për këtë marrëveshje.

“Mashtrimi i propagandës së Vetëvendosjes që thonë që humba mundësinë e njohjes, pasi dialogu që kam bërë unë, kryeministrat para meje hezituan ta realizojnë. Në Uashington shkuam për marrëveshje ekonomike si hap drejt njohjes përfundimtare”, tha Hoti.

Ai e cilëson Albin Kurtin si mashtrues që ka qenë kundër ndërtimit të shtetit të Kosovës.

Pyetjes se gazetarit Franko Egro se kur do ndodhë njohja e Kosovës nga Serbia ai i është përgjigjur se do ndodhë brenda 2021.

“Mendoj që njohja do ndodhë në 2021 dhe viti do mbyllet me nisjen e dialogut për liberalizimin e vizave” – tregon Kryeministri Hoti.

Ai foli edhe për qëndrimin që ka mbajtur qeveria që ai drejton për minishengenin Ballkanin.

“Ka ndryshuar koncepti dhe kjo ka çuar në mospjesëmarrjen tonë, pasi ka qenë zona e përbashkët doganore për të gjitha shtetet,” – tregon Hoti.

.

Lajme27 minutes ago

Gashi: Kontratën me Zotin, 100% me vdekë për liri – le ta gëzojë kush të dojë, por mos ta shajnë ushtarin që ishte aty

Maqedoni57 minutes ago

Policët fjetën në arë për disa ditë, zbuluan plantacionin e kanabisit

Shqipëri1 hour ago

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

Lajme2 hours ago

Kush është Altin Dumani, dibrani sy patrembur që u ka futur ethet politikanëve: i vetmi prokuror që çoi në burg zyrtarë të lartë

Kosovë2 hours ago

Haxhiu: Kuvendi në seancën e parë të ndryshoj ligjit për Gjykatën Speciale dhe të rris mbështetjen financiare për 4-shen e UÇK-së

Lajme2 hours ago

Jakup Huseini: Tenova tashmë e dha fjalën, në Bërvenicë ndryshimi po vjen

Maqedoni2 hours ago

Alarm në Llopat të Kumanovës: Nxënësit mësojnë nën kulm kancerogjen!

Maqedoni3 hours ago

Kurti pas takimit me Mickoskin në New York: Hapa konkret për tunelin Prizren-Tetovë dhe bashkëpunimin energjetik

Kosovë3 hours ago

Kurti pas takimit me Mickoskin në New York: Hapa konkret për tunelin Prizren-Tetovë dhe bashkëpunimin energjetik

Shqipëri3 hours ago

Trump zbulon marrëveshje aksionesh me vlerë miliona dollarë në industrinë e teknologjisë dhe Inteligjencës Artificiale!

Lajme5 hours ago

Jakup Huseini: Numri 4 simbol i një fillimi të ri për Bërvenicën

Kosovë5 hours ago

Aksident me vdekje në segmentin rrugor Landovicë–Gjonaj, humb jetën 32-vjeçari nga Prizreni

NA NDIQ NË FACEBOOK