Lajme
Arrestimi i gjyqtares, Meta: Kush shkel ligjin e abuzon me detyrën – të ndëshkohet

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, nga Vlora ka reaguar për arrestimin e gjyqtares së Krujës, Enkelejda Hoxha.
Gjyqtarja Enkelejda Hoxha u arrestua ditën e djeshme, së bashku me disa zyrtarë të Gjykatës Kushtetuese, pas një hetimi disa mujor.
Gjyqtarja Hoxha njihet për vendimet e saj ku shumë të dënuar janë liruar nga burgu. Ndërkohë mësohet se të arrestuarit po përgatisnin lirimin e një tjetër të dënuari, atë të Saimir Petanit.
SPAK ka lëshuar 10 urdhër arreste. Në Gjykatën e Krujës mes të arrestuarve janë edhe sekretarja Ela Mallkuçi avokati Aldo Tabaku. Po ashtu mes të arrestuarve ka edhe mjekë në burgje në burgun e Fushë Krujës.
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka zbuluar skemën korruptive në të cilën është e përfshirë gjyqtarja Enkelejda Hoxha dhe 9 të dyshuar të tjerë, raporton Tch, transmeton Klan Kosova.
Hoxha raportoi se diskutimet e para nisën për të liruar Gazmir Nezajn, për të cilin gjyqtarja e rrëzoi kërkesën në tetor.
.



















