Connect with us

Ndryshe

Ardit Gjebrea përfundon në Polici, ja ngjarja që po bën xhiron e rrjeteve sociale

Published

on

Moderatori i njohur Ardit Gjebrea i eshte drejtuar per ndihme policise pasi persona ende të paidentifikuar kanë përdor emrin e tij per qëllimet e tyre në rrjete sociale, ndërsa me kërkesën e familjes së tij gazetari ka sqaruar:

Fallco! Një i çmendur hedh një gur në lumë dhe mua më duhet të reagoj. Por meqë ma kërkuan familjarët e mi po e bëj. E vetmja faqe në Instagram e imja është kjo këtu dhe në facebook është ajo e cila është verifikuar. Se çfarë bëjnë të tjerët, nuk është problemi im. Sidoqoftë tani me këtë çështje po merren organet kompetente.

Kujdes! Mos jepni asnjë të dhënë tuajën personale, nëse ju kërkojnë nga llogari të ndryshme me emrin tim në Facebook ose Instagram. Mos hyni në asnjë lojë që ka emrin apo foton time. Gjithçka është një tallje e dikujt. Vetëm kjo është faqe e imja, e verifikuar.”-shkruan Gjebrea.

Ky fenomen ndodh shpesh me personazhet e njohur të showbiz-it shqiptar, emrat e të cilëve janë përdorur për qëllime mashtrimi në rrjete sociale siç ishte së fundmi rasti i moderatores së njohur Rudina Magjistarit.

.

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com