Sport
Algoritmi i CIES, ja skuadrat që fitojnë titullin në kampionatet elitare


Qendra Ndërkombëtare për Studime Sportive (CIES), sipas një algoritmi që merr parasysh gjuajtjet në portë, goditjet e pësuara, posedimin e topit, pasimet e kryera dhe ato të bëra nga kundërshtarët në sektorë të ndryshëm të fushës, ka bërë parashikimin për renditjen përfundimtare të ligave më të forta europiane. Sipas CIES, në Serinë A do të shpallet kampion Interi me 81 pikë.
Milani do ta mbyllë në vendin e dytë me dy pikë më pak se zikaltrit. Më pas ndjekin Juventusi me 78 pikë dhe Napoli me 76. Në vendin e pestë dhe të gjashtë, Roma, Atalanta dhe Lazio. Në Serinë B, sipas logaritmit të CIES, do të bien Parma, Cagliari dhe Crotone. Në Serinë A do të promovohen drejtpërdrejt Monza dhe Empoli.
Në Premier League, sipas CIES, kampionatin do ta fitojë Manchester City, në vendin e dytë Manchester United, ndjekur nga Liverpooli dhe Chelsea.
Atletico e Madridit do të fitonte La Liga, me Barcelona në vendin e dytë, të ndjekur nga Reali dhe Sevilla. Asnjë surprizë në Bundesligë, ku do të shpallet kampion Bayerni, ndërsa në Ligue 1 Lyoni do të thyente hegjemoninë e PSG-së.





















