Lajme
Aleanca për shqiptarët zgjodhi kryetarin e ri të degës së Tetovës

Aleanca për Shqiptarët me shumicë votash në një garë të fortë mes dy kandidatëve, zgjodhi për kryetar dege të Tetovës aktorin Muzafer Etemi, raporton zyrtare.net
Kryetari i posazgjeshur Etemi, falënderoi antarët e Kuvendit për mbështetjen dhe ka premtuar një angazhim të sinqertë për Tetovën, për gjithë Shqiptarët, për të ardhem, për rininë që kërkon ndryshimin aq shumë të nevojshëm,tha Kryetari i posazgjedhur Muzafer Etemi.
Edhe kryetari i ASH-së Ziadin Sela i cili ishte i pranishëm uroi kuvendin e Degës së Aleancës për Shqiptarët-Dega Tetovë për një proçes shumë demokratik për zgjedhjen e Kryesisë dhe Kryetarit të Degës Tetovë.
Në garë ishin Muzafer Etemi dhe Gadaf Histori./Zyrtare.net/

















