Connect with us

Lajme

Aleanca dhe Alternativa me përkrahje publike për Vetëvendosjen

Publikuar

më

Në prag të zgjedhjeve historike që të dielën mbahen në Kosovë, opozita e bashkuar shqiptare në Maqedoninë e Veriut, ka dalë me përkrahje publike për Vetëvendosjen dhe liderin e saj Albin Kurti.

“Historia i dërgon popujve shenjat e saj ogurmira. Kurrë dhe asnjëherë nuk ka qenë më e qartë se tash kjo shenjë për shqiptarët e Kosovës. Krejt dhe Drejt shkoni dhe zgjidhni Albinin dhe shkruani historinë e atdheut tuaj kaq të dashur edhe për ne!”, apelon sekretari i përgjithshëm i ASH-së, Arben Taravari.

Përkrahje të fuqishme ka shprehur edhe zyrtari i lartë i Alternativës, Zeqirja Ibrahimi.

“Si përfundim, në këtë pjesë mund të themi se Albin Kurti është në këtë pozitë pikërisht për shkak të qëndrueshmërisë së tij dhe mosdorëzimit në kauzën e tij.

Ai është shembulli më eklatant i politikanit që e mbron kauzën e vet me besim gati fanatik dhe, madje, edhe pa argumente empirike, por që kjo në fund t’i shpërblehet me sukses. Dhe, fati u buzëqesh atyre që besojnë në kauzën e tyre.

Përveç kësaj, duke e trazuar status quo-në e kënetës moçalike të skenës politike kosovare, ai është imponuar si protagonist i skenës dhe si i pari në dekadën e re të ndërtimit të shtetit të Kosovës.

Si krijues i fushës së re të politikëbërjes në Kosovë, kur edhe nga ndërkombëtarët është pranuar si partner kredibil, edhe “Kosovën e sovranitetit” e ka në dorë pikërisht ai”, shkruan Ibrahimi në kolumnën e tij të fundit.

.

Shqipëri54 minutes ago

“Siguria kibernetike globale është në pikën më të ulët”- Pedagogia: Inteligjenca Artificiale ka sjellë sulme intensive në pak kohë!

SKENA2 hours ago

Shkëputja e papritur mes Shëndrit Lumi dhe Gresa Gashi

Lajme2 hours ago

Fillon rimbursimi i parave ndaj qytetarëve që u mashtruan nga Endrit Azemi

Shqipëri4 hours ago

Zv/presidenti amerikan JD Vance nën hetim, dyshohet se favorizoi donatorin politik në dhënien e një kontrate për naftën venezueliane!

Lajme5 hours ago

Isni Kilaj rrëfen momentet e arrestimit: Rreth orës 04:00-05:00 të mëngjesit, një numër i madh policësh dhe hetuesish trokitën në derë

Shqipëri7 hours ago

Zgjedhjet vendore, cili do jetë kandidati socialist për Tiranën? Klosi: Nuk është emri pjesa më e rëndësishme e garës sonë, por…

Lajme8 hours ago

Përgatituni për nesër: Ja deri në sa minus ulen temperaturat

Maqedoni9 hours ago

Shasivari i përgjigjet Ahmetit: Çështja e jurisprudencës të shqyrtohet nga ekspertët evropianë

Shqipëri9 hours ago

Champions/ Reali përmbys PSV dhe bën detyrën, merr kreun e renditjes! Arsenali lë pikë ndaj Dortmundit, City dhe Napoli në ‘paqe’

Maqedoni10 hours ago

Shujta studentore mbetet 140 denarë, tri padi në Gjykatën Administrative

Maqedoni11 hours ago

Ademi: Shasivari si “Filkov i dytë” – në qeveri ka konkurrencë për Rahman Morinën!

Lajme11 hours ago

“Trutë në tokë kom me ja qitë”, zbulohen sms-at e Nurijes dhe Dritonit për dëshmitaret

NA NDIQ NË FACEBOOK