Kosovë
Aksioni në Ministri/ Arrestohet kreu i Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë

Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Sipas mediave kosovare, në këtë aksion është arrestuar kreu i Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, Agim Nuha. Nuha është emëruar në këtë pozicion në shkurt të vitit 2020.
Lajmin për bastisjen në MBPZHR e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani. Kelani ka thënë se informacione shtesë rreth këtij aksioni do të jepen pas përfundimit të operacionit./CNA.al



















