Sport
Aksidenti i frikshëm, ish-kapiteni i Cagliarit në gjendje të rëndë (fotot)


Ankth dhe frikë në Cagliari për jetën e Andrea Cossu. Ish-futbollisti i njohur skuadrës ishullore, tashmë i tërhequr nga futbolli (ka rolin e drejtuesit te Cagliari) është përfshirë në një aksident të rëndë automobilistik në 554 në zonën e Selargius dhe tani është i shtruar në spital në gjendje të rëndë, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Ish-mesfushori me tipare sulmuese përplasi me forcë Porsche-n e tij aq sa përfundoi jashtë kabinës. Sipas informacioneve të shtypit italian Cossu ka pësuar fraktura të shumta dhe një dëmtim serioz në kokë.























