Lajme
Ajdari: Të akuzuarit për rastin “Monstra” viktimë e sistemit të politizuar

Familjari i të akuzuarve në rastin Monstra Bedri Ajdari në emisionin Click plus ka deklaruar se rasti është i montuar dhe se ata janë viktimë e sistemit shtetëror.
“Unë e di që këta të akuzuar janë viktima të sistemit shtetëror, e di që secili prej tyre është i pafajshëm. Unë mendoj se ky rast është i montuar politikisht. Mendoj se për të akuzuarit nuk ka asnjë dëshmi që i bën fajor”, thotë Ajdari.
















