Connect with us

Lajme

Afrim Gashi i pari ia uron Kurtit fitoren

Publikuar

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi i ka uruar fitoren liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, pas publikimit të Exit Polleve të para.

Përmes rrjetit social Facebook, gashi ka shkruar:

“Ashtu siç edhe pritej, sonte për të satën herë Kosova dëshmoi vetëdijen e lartë politike dhe pjekurinë kombëtare për ta bërë ndryshimin. Siç ishte paralajmëruar, referendumi vërtet ndodhi. Shqiptarët e Kosovës edhe një herë na bindën se janë të gatshëm për kapitull të ri.
Duke i përgëzuar për këtë maturi politike dhe këtë ditë zgjedhore, dëshiroj nga zemra t’ia uroj fitoren ish kryeministrit dhe kryeministrit të ri, Albin Kurti, duke qenë i bindur se më në fund Kosova po hyn në dekadën e sovranitetit shtetëror dhe stabilitetit politik.
Radhën e kemi ne! Afrim Gashi”.

NA NDIQ NË FACEBOOK